JUMBO KOSOVA

Fushë Kosovë

Rreth JUMBO KOSOVA

Përshkrimi i kompanisë
Kidzone është përfaqësuesi zyrtar franchise i Jumbo në Shqipëri. Në vitin 2011, Jumbo, dyqani më i madh i lodrave në Ballkan, u bë pjesë e Grupit Balfin. Aktiviteti kryesor i Jumbo është tregtimi i lojërave dhe artikujve për fëmijë, libra, kancelari, dekorime dhe produkte sezonale. Jumbo është marka më e dashur për fëmijë, por edhe për të rritur, për shkak të gamës së gjerë me mbi 30.000 produkte, shumëllojshmërisë së tyre, dizajnit unik dhe çmimeve më të mira në treg, gjë që e bën Jumbo tërheqëse për të gjithë.

Pas suksesit të Jumbo në Shqipëri, Kidzone e shtriu aktivitetin përtej kufijve, në Kosovë ku është i pranishëm me 6 dyqane: në Fushë Kosovë, Albi Mall në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Jumbo operon në 4 tregje të ndryshme në rajonin e Ballkanit, në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, me 19 dyqane. Plani i zgjerimit të Kidzone është investimi në një treg të ri, përtej rajonit të Ballkanit, në Moldavi.

Rreth Grupit BALFIN

Grupi BALFIN (Balkan Finance Investment Group) është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Grupi BALFIN u themelua në vitin 1993 në Vienë nga Z. Samir Mane dhe sot është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Hollandë.

BALFIN është një grup i diversifikuar i pranishëm në industri si: prona të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, banka, menaxhim asetesh, turizëm, media, arsim dhe logjistikë.

Grupi punëson afërsisht 5200 punonjës, përkushtimi dhe pasioni i të cilëve mbeten çelësi i historisë së suksesit të Grupit në këto 29 vite.

Grupi BALFIN është një partner i besueshëm, që kryen aktivitete biznesi në shkallë ndërkombëtare, sipas standardeve më të larta të biznesit dhe etikës, me kapital të konsiderueshëm financiar, burime njerëzore të jashtëzakonshme dhe me fokus të plotë në inovacion.

Nëpërmjet zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe përfshirjes sociale, Grupi BALFIN sfidon statusin “quo”, duke nxitur një ndikim pozitiv në komunitet.

Misioni
Të ndihmojmë njerëzit duke u ofruar atyre gjithçka që u nevojitet, në mënyrë që ata të mund të provojnë çdo sezon, trend, dëshirë ose hobi në një hapësirë ku mund të ndihen mirë dhe ta vizitojnë, jo vetëm për të përmbushur kërkesat e tyre, por edhe për të kuptuar nevojat që kanë, duke ofruar alternativa të pafundme me çmime të arsyeshme dhe cilësi të lartë.

Vizioni
Të jemi firma lider në tregun ku operojmë për tregtimin e lodrave, artikujve të konsumit të përditshëm dhe atyre sezonale, jo vetëm duke udhëhequr tregun por edhe duke e formuar dhe strukturuar atë, në zonat ku ne operojmë.

  • Të jemi të fokusuar te klienti
  • Të jemi të ndershëm dhe të drejtë
  • Të shërbejmë me pasion
  • Të përmirësohemi dhe zhvillohemi vazhdimisht
  • Të marrim vendime bazuar në fakte (dhe analiza)
  • Të jemi modestë

Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga JUMBO KOSOVA

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Argëtim
Themelimi
2011
Telefoni
048 999 016 048 999**** Shfaq
Vendndodhja
Fushë Kosovë