AZTECH ELECTRONICS

Prishtina

Rreth AZTECH ELECTRONICS

Distributor lider i teknologjisë në rajon

AZTECH është kompani me rrjet të gjërë të dyqaneve të teknologjisë e shtrirë në territorin e Kosovës. Kompania AZTECH ofron pajisje të teknologjisë informative, pajisje elektroshtëpiake, pajisjeve elektronike, teknikës së bardhë si dhe pajisje të kujdesit personal.

Hapja e dyqanit të parë AZTECH daton nga Janari, 2009 në Prishtinë në rrugën Agim Ramadani. Në vitin 2013, AZTECH shfaq një nismë të re me dyanet e saj brenda qendrave tregtare Viva Fresh Store, kështu duke qenë prezente në 9 qytete të ndryshme. Në këtë mënyrë, AZTECH paraqiti një imazh të ri në fushën e teknologjisë, duke ofruar shërbim cilësor si dhe me staf të kualifikuar, gjë që ndikoi pozitivisht në zhvillimin e kompanisë, duke e bërë atë një ndër kompanit lider në vend në këtë fushëveprimin.

Përgjatë viteve, AZTECH ka treguar zhvillim të vazhdueshëm duke vepruar në shitjen me pakicë dhe shumicë. Kjo e arritur vjen si rezultat i fokusit primar mbi strategjitë dinamike të biznesit vendor dhe atij global, kërkesave të konsumatorit, çmimeve konkurruese, stafit të kualifikuar si dhe kujdesit të veçant ndaj konsumatorit. Andaj, si rrjedhojë, AZTECH ka për qëllim të vazhdoj zgjerimin e vazhdueshëm, kështu duke qenë present në gjithsecilin qytet të Kosovës dhe më gjerë.

AZTECH është present në Kosovën – në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Therandë, Prizren, Fushë Kosovë, Vushtrri dhe Podujevë.

AZTECH ka zgjeruar gamën e produkteve me brendet të njohura ndërkombtarisht të tilla si:PHILIPS, ELECTROLUX, LIEBHERR, BABYLISS, ROWENTA, TOSHIBA, SHARP, LENOVO, HUGO, SAMSUNG, BRAUN, SP, AEG, BABYLISS, SINBO etj. Kështu, duke i qëndruar besnik mesazhit të cilin AZTECH përcjell tek konsumatori, “teknikë nga A deri në Z”, që konsumatori të gjejë të gjitha që kërkon sa i përket nevojave të elektronikës.

Fokusi kryesor i AZTECH qëndron në shërbimin ndaj konsumatorit: nga pritja në dyqan, transporti, si dhe riparimi i specializuar. Ne vazhdojmë të punojmë në ketë drejtim në mënyrë që konsumatori jonë çdo herë të ndahet i kënaqur me shërbimet tona. Përveç kësaj, AZTECH si gjithmonë do të vazhdojë të ofrojë gamë të llojlojshme dhe çmime konkurruese.

Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga AZTECH ELECTRONICS

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shitje
Themelimi
2008
Telefoni
038 600 556 038 600**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina