Line Group

Pejë

Rreth Line Group

Kompania Line Group është themeluar në vitin 1990 dhe si veprimtari kryesore ka prodhimin e dyerve, dritareve dhe fasadave të jashtme strukturale dhe gjysmë-strukturale. Prodhimet e kompanisë kryesisht përbëhen prej materialeve si: Plastika, Alumini dhe Qelqi të një kualiteti shumë të lartë të cilat janë të testuara nga laboratorë të ndryshëm ndërkombëtar. Si një kompani shumë e suksesshme konsiderohet duke u bazuar dhe mbështetur në faktin e përvojes dhe posedimin e një teknologjie CNC mjaft të avancuar bashkëkohore për përpunimin e këtyre materialeve. Stafi punues i trajnuar dhe përgatitur profesionalisht me përdorimin e makinerisë së teknologjis së fundit CNC arrinë që lehtësisht brenda dite të prodhoj deri në 150 dritare. Një bord punues prej 60 puntorëve arrin mjaft rezultate të medha si dhe një nivel profesional organizativ, duke rezultuar në punë efikase dhe të përpikt që shpie në përmbushjen e kërkesave të klientëve. Një sektor tjetër në kompaninë Line Group është edhe projektimi, prodhimi dhe montimi i fasadave strukturale dhe gjysmë-strukturale të cilat që nga projektimi dhe deri në finalizim të punës mbikqyrën nga inxhinier të kualifikuar lartë për punët përkatëse. Mundësitë tekniko-teknologjike,kapacitetet e mëdha prodhuese, niveli i lartë profesional i stafit punues, e bëjnë kompaninë Line Group të vendoset në treg në një pozitë shumë të mirë si dhe të cilësuar lartë në ofrimin e shërbimeve dhe prodhimeve.

Zgjidhja komplete për ndërtim të jashtëm dhe të brendshëm duke filluar nga projekte të vogla siç janë: Shtëpitë private, zyrat, restaurante deri tek projektet e medha si: banesa, hotele, objekte afariste, qendra tregtare, spitale, banka etj.

Kompania është pjesmarrëse në implementimin e shumë projekteve të medha brenda dhe jashtë vendit ku ka përfunduar të gjitha punet me sukses dhe në mënyrë profesionale i është përshtatur të gjitha kërkesave të parashtruara në projekt. Projekti i juaj mbikqyret nga profesionist nga moment i planifikimit deri tek momenti i përfundimit të projektit.

Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Line Group

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Prodhim & Fabrikë
Themelimi
1990
Telefoni
049 232 003 049 232**** Shfaq
Vendndodhja
Pejë