Petrol Company

Fushë Kosovë

Rreth Petrol Company

RRETH KOMPANISË

Familja Jusaj ka filluar biznesin e saj privat me karburante në industrinë e naftës që nga viti 1989 në emrin e DukCommerce. Katër vjet më vonë, në vitin 1993 biznesi ka ndryshuar emrin e tij tregtare në Delta Impex. Pas luftës në Kosovë, kanë rikthyer tregtinë e tij origjinale, duke regjistruar biznes të ri në emrin e markës Petrol Company, e cila është plotësisht operacionale që nga viti 2000. Gjatë dekadës së fundit të pranisë së saj në tregun e Kosovës, Petrol Company ka arritur që ta zgjerojë biznesin nga pronësia e një stacioni të vetëm karburanti në Fushë Kosovë, në kompaninë më të madhe ofruese të derivateve në vend, duke u ofruar klientëve të saj, cilësi të produkteve me çmimet më konkurruese. Sot, Petrol Company operon rrjetin e 28 stacioneve, të cilat janë të shpërndara gjeografikisht në tërë Kosovën, dhe çdo stacion vizitohet nga mesatarisht mbi 1000 konsumatorë në ditë. Të gjitha pikat janë të aneksuara me dyqane, të pajisura plotësisht me pakicë, një pjesë e këtyre pikave janë të pajisura me restaurante të cilat, ofrojnë cilësinë më të lartë të ushqimit në tregun e Kosovës. Petrol Company sh.p.k në kuadër të saj ka edhe kontrollim teknik të automjeteve në qytetin e Prishtinës. Petrol Company është lider tregu në furnizimin e korporatave dhe institucioneve më të mëdha në Kosovë, me portofolin aktual të rreth 400 marrëveshjeve aktive të blerjes dhe të furnizimit. Ne aktualisht operojmë me 15 kamionë të cilët janë në pronësi të kompanisë sonë, dhe gjithashtu kemi 15 kamionë të punësuar me autobotë. Deponia (baza) është plotësisht e pajisur më sistemin më të sofistikuar të digjitalizimit me një kapacitet total për ruajtjen e 6000 m3 , të ndërtuara në përputhje me standardet e BE-së, dhe të vendosura në Dobrevë vetëm 6 km distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”. Kapaciteti i magazinimit të kompanisë për ruajtjen e karburantave është i organizuar si: 800 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e gazit (GLN), 1500 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e benzinës, 1500 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e naftës, 1500 m3 janë caktuar për ruajtjen e naftës së rëndë dhe 1500 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e Jet A1 karburantit (kerozinës). Ekipet tona prej rreth 300 të punësuar, janë të trajnuar me standardet më të larta të kujdesit ndaj klientëve dhe rregullisht marrin pjesë në seminare së paku 2 herë në vit, në varësi të gradës së tyre në skemën organizative të kompanisë. Si rezultat i punës dhe përkushtimit të të gjithëve, ne gjithmonë sigurohemi që konsumatorët tanë të jenë të kënaqur më shërbimet e ofruara nga stafi jonë, dhe një nga prioritetet kryesore është shëndeti dhe siguria e stafit tanë, klientëve dhe publikun e gjerë. Ne jemi krenarë të deklarojmë se të gjithë në Petrol Company jetojnë dhe frymojnë vlerat e mësipërme, dhe si një ekip, ne të gjithë angazhohemi në arritjen e vizionit të pronareve Jusaj, për t’u bërë biznesi më i madh dhe me më reputacion në vend.

MISIONI

Misioni i kompanisë sonë, është të ofrojmë derivate të kualitetit të lartë dhe korrektësi të garantuar, duke qenë gjithmonë një hap përpara të tjerëve. T’i edukojmë klientët tonë, që të kursejnë buxhetin e tyre familjar, sepse duke u furnizuar tek ne, veç çmimeve më të lira në treg, litri është litër, siç është edhe moto e Petrol Company.

VIZIONI

Vizioni ynë për të ardhmen është zgjerimi i mëtejshëm dhe objektivi ynë i përgjithshëm është që të rrisim biznesin vit pas viti. Fuqisë sonë financiare i kanë dhënë vlerë klientët, punonjësit dhe bashkëpunëtorët. Kemi staf energjik dhe të përkushtuar, për të zgjeruar vazhdimisht njohuritë si pjesë e një kompanie të madhe siç jemi ne.

Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Petrol Company

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Logjitstikë & Furnizim
Themelimi
2000
Telefoni
080080088 08008**** Shfaq
Vendndodhja
Fushë Kosovë