Poliklinika LANTI

Prishtina

Rreth Poliklinika LANTI

Pas një eksperience të gjatë në Zvicër,në vitin 2001 u kthyem në Kosovë duke hapur filiale dhe ordinance oftalmologjike. Me cilësi dhe kualitet shume shpejt dëshmuam veten dhe u bemë më të kerkuarit në Kosovë,jo vetëm nga populli vendor por nga të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe nga ambasadat e huaja.

Ishim të parët që ju ofruam cilësinë më të lartë europiane. Vazhdojmë të jemi në shërbim të të gjithë klientëve tonë,si dhe të gjithë atyre që janë të pakënaqur me shërbimet në rajon.

Duke pasur besimin dhe përkrahjen tuaj,ne u zgjeruam duke hapur Polikliniken më moderne në rajon.Që të jemi besnik ndaj jush,ne përveq stafit të specializuar vendor,sollëm ekipin me renome botërore nga India. Ndër ta edhe superspecialistët e Vitroretinës.

Ne bëjmë diagnostifikimn dhe trajtimin e të gjitha llojeve të sëmundjeve të syrit që deri tani nuk janë diagnostifikuar dhe trajtuar në Kosovë. Kemi kushtëzuar veten tonë që t’ju ofrojmë tërë shërbimet oftalmologjike të cilësisë botërore,në qendër të Prishtines ku operon Poliklinika jone,vetëm e vetëm që të mos jeni të detyruar të kërkoni ndihmë në klinikat e vendeve fqinje.

Ne ju mirëpresim të gjithë juve që keni paqartësi rreth diagnostifikimeve të mëparshme,si në vend ashtu edhe në rajon.

Jemi të hapur për këshilla dhe konsulta nga më të ndryshmet.

Ju mirëpresim,

Poliklinika LANTI.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Poliklinika LANTI

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shëndetësi & Mjekësi
Telefoni
049 122 700 049 122**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina