PRIMUS ENGINEERING

Prishtina

Rreth PRIMUS ENGINEERING

Kush jemi

PRIMUS engineering merret me shitjen, prodhimin, projektimin, servisimin dhe ekzekutimin e projekteve që janë në domenin e klimatizimit dhe ventilimit. PRIMUS engineering , operon me një ekip profesional të ndarë në departamentin e projektimit prodhimit, shitjes, ekzekutimit dhe servisimit, ekip mirë i përgatitur i cili është i aftë të kryej me sukses dhe në kohë detyrat që i merr përsipër. PRIMUS engineering është distributor ekskluziv i markave botërore Inventor INTERTHERM, SetFil, Deltrian , si dhe diler i shumë firmave siç janë: S&P , Kaffe A.E , Mo-El S.r, Simat, G & R, Belimo, OneFlex, Frall, etj

Historia

PRIMUS engineering është kompani e themeluar nga një grup inxhinierësh në maj të vitit 2000 me synimin të jetë pjesë e rëndësishme e fushëveprimit të inxhinierisë në Kosovë. Gjatë periudhës kohore të vitit maj 2000 e gjer më dhjetor 2001 bashkëthemeluesit e ndërrmarrjes “PRIMUS-FBB” atëherë anëtar të ndërrmarjes “PRIMUS-electronics” e cila u shëndrrua në “Pri-el” ka montuar sasi të konsideruar të air-condictionerve Panasonic si dhe servisime të air-conditionerve të tipeve të ndryshme në mbarë territorin e Kosovës.Që nga dhjetori i vitit 2001 ndërrmarja “PRIMUS-FBB” e pavarësuar dhe me garniturë të njëjtë inxhinjerësh vepron duke përfaqësuar prodhuesit Panasonic dhe LG nga viti 2004 si distributor dhe servis i autorizuar deri në vitin 2007.

Misioni

PRIMUS engineering është e përkushtuar të arrijë, krijojë një standard të qëndrueshëm në fushën e shitjes, prodhimit, projektimit, servisimit dhe të ekzekutimit në sferën e inxhinierisë, duke u bazuar në asetin tonë më të çmueshëm, që është ekipi dhe puna jonë e përbashkët.

Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga PRIMUS ENGINEERING

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Arkitekturë & Inxhinieri
Themelimi
2000
Telefoni
044 278 686 044 278**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina