Spitali Italian i Syrit

Prishtina

Rreth Spitali Italian i Syrit

Spitali Italian i Syrit është koncepti me i ri i klinikës oftalmologjike në Kosovë! Bashkimi i vlerave, eksperiencave dhe metodave Europiane me teknologjinë më të fundit, ku ofrojmë një gamë të gjerë të sherbimeve oftalmologjike diagnostifikuese, terapeutike, estetike dhe kirurgjike me specialist Italian dhe vendor!

Spitali Italian i Syrit do të jetë ofruesi kryesor i Kosovës për kujdes gjithëpërfshirës të syve, me një vendndodhje kryesore në kryeqytetin e Prishtinës dhe dhoma të tjera ekzaminimi më të vogla të në të gjithë Kosovën, mjekë ekspertë me një histori të ofrimit të kujdesit vizionar për mbi 50 vjet.

Që nga dita kur u themeluam qëllimi ynë ka qenë të ofrojmë përsosmëri në kujdesin e syve për pacientët e të gjitha moshave duke kombinuar ekspertizën mjekësore dhe teknologjinë e përparuar me një angazhim për vëmendjen personale dhe shërbimin ndaj pacientit.

Përvoja dhe ekspertiza e mjekëve të Spitalit Italian të Syrit janë të patejkalueshme kudo në territorin e Kosovës dhe jashtë saj. Angazhimi ynë për përsosmëri përmes edukimit është i dukshëm në kredencialet tona, gjithashtu në stafin që ata kanë mbledhur për t’i ndihmuar ata në kujdesin ndaj pacientit. Anëtarët e personelit të certifikuar ndërkombëtarisht dhe specialistët vendas që punojnë me mjekët tanë, bëjnë diferencën.

Mjekët tanë specializohen në një sërë shërbimesh të oftalmologjisë, nga nevojat speciale të kujdesit për sytë e foshnjave të parakohshme deri te problemet themelore të shikimit, nga korrigjimi i vizionit me lazer të personalizuar LASIK, touch-less TRANS-PRK te trajtimi i vazhdueshëm i sëmundjes diabetike të syve, Keratoconus, gërvishtjet e kornesë, degjenerimi makular, teknikat më të fundit ne kirurgjine e kataraktit etj.

Ne ju ftojmë të shikoni nga afër të gjitha ato që kemi për të ofruar, dhe shpresojmë që t’ju shohim së shpejti në një nga zyrat tona të vendosura në mënyrë të përshtatshme.

 Për sytë tuaj…   Per il tuoi occhi…  

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Spitali Italian i Syrit

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shëndetësi & Mjekësi
Vendndodhja
Prishtina