TROKADERO & FM Co

Prishtina

Rreth TROKADERO & FM Co

TROKADERO & FM Co. është një kompani moderne shpërndarëse me ekspertizë shumëvjeçare në shpërndarjen e produkteve të ndryshme të konsumit. Ne përfaqësojmë markat vendore dhe ndërkombëtare me cilësi dhe reputacion të dëshmuar. Ne kemi vetëm një qëllim – të tejkalojmë pritshmëritë më të larta të klientëve tanë.

“Cilësia është plani më i mirë i biznesit”
TROKADERO & FM Co. është një kompani me rritje të shpejtë, që ofron gamë të gjerë produktesh me cilësi të lartë me çmime konkuruese.

Ne jemi një nga liderët në tregun rajonal dhe vazhdojmë të zgjerojmë praninë tonë në tregjet ndërkombëtare duke ofruar një gamë të gjerë produktesh me cilësi të lartë.

Distribucioni është aktiviteti kryesor i kompanisë sonë. Ne jemi duke zhvilluar rrjetin tonë të shpërndarjes me mbulim ndërkombëtar, i cili përfshin një zyrë qendrore në Maqedoni dhe zyra rajonale në Kosovë, Gjermani dhe Bullgari. TROKADERO & FM Co. aktualisht ka mbi 200 punonjës. Përvoja dhe profesionalizmi i tyre kanë fituar respektin dhe besnikërinë e klientëve tanë në të gjitha kanalet e shpërndarjes – zinxhirët e shitjes me pakicë, supermarkete, minimarkete, dyqane etj.

Ne besojmë se është e rëndësishme që biznesi ynë të menaxhohet me përgjegjësi. Përgjegjësia është pjesë integrale e strategjisë sonë dhe nëpërmjet dialogut me partnerët tanë ndërkombëtarë, ne po punojmë për të ndjekur objektivat tona tregtare në mënyra në përputhje me pritshmëritë në ndryshim të një biznesi modern.

Ne kemi një investim të vazhdueshëm në inovacionin dhe zhvillimin e produkteve dhe jemi të përkushtuar të kuptojmë tregjet dhe të gjejmë mënyra të reja dhe më të mira që klientët tanë të kenë sukses.

Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga TROKADERO & FM Co

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shitje
Telefoni
038 226 000 038 226**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina