Fabrika më e specializuar për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe fasadave nga alumini. LINE GROUP Sh.P.K. shpall konkurs: Arkitekt/e
Lokacioni: Pejë
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- T’i kryej të gjitha punët rreth projektimit, matjeve, ofertave dhe komunikimit direkt me klient
- Të përgatitë ofertat sipas matjeve në objektet e klientëve
- Të përgatitë punët finale për prodhimin sipas projektit
- Të vendos prioritetet e prodhimit të projektit
- Të mbikëqyrë punëtorët gjatë prodhimit dhe montimit
- Të mbikëqyrë kompanitë e kontraktuara për punë të caktuara gjatë ekzekutimit të punëve
- T’i kryej të gjitha punët tjera që lidhen me pozitën e tij/saj
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Titulli i/e diplomuar, në fakultetin Arkitekturës
- Njohje e programeve të punës AutoCAD, ArchiCAD Tower, ArmCAD (përparësi)
- Eksperiencë në punë të ngjashme (përparësi)
- Të njohë gjuhen Angleze (përparësi)
- Shkathtësi në komunikim me shkrim dhe gojë
- Të ketë aftësi në caktimin e prioriteteve dhe për punë të pavarur
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit Apliko tani. për detaje rreth pozitës telefono në numrin 049 232 003.