Fabrika më e specializuar për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe fasadave nga alumini. LINE GROUP Sh.P.K. shpall konkurs: Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë
Lokacioni: Pejë

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • T’i kryej të gjitha punët rreth projektimit, matjeve, ofertave dhe komunikimit direkt me klient
  • Të përgatitë ofertat sipas matjeve në objektet e klientëve
  • Të përgatitë punët finale për prodhimin sipas projektit
  • Të vendos prioritetet e prodhimit të projektit
  • Të mbikëqyrë punëtorët gjatë prodhimit dhe montimit
  • Të mbikëqyrë kompanitë e kontraktuara për punë të caktuara gjatë ekzekutimit të punëve
  • T’i kryej të gjitha punët tjera që lidhen me pozitën e tij/saj

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Titulli i/e diplomuar, në fakultetin Ndërtimtarisë
  • Njohje e programeve të punës AutoCAD, ArchiCAD Tower, ArmCAD (përparësi)
  • Eksperiencë në punë të ngjashme (përparësi)
  • Të njohë gjuhen Angleze (përparësi)
  • Shkathtësi në komunikim me shkrim dhe gojë
  • Të ketë aftësi në caktimin e prioriteteve dhe për punë të pavarur

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit Apliko tani. për detaje rreth pozitës telefono në numrin 049 232 003.

Përvoja
Min 3 vite
Niveli i punës
Niveli i mesëm (Mid-Level)
Lloji i Punësimit
Kohë e plotë (Full Time)
I vlefshëm deri më
31 March, 2023
Industria
Prodhim & Fabrikë
Themelimi
1990
Telefoni
049 232 003 049 232**** Shfaq
Vendndodhja
Pejë