Emona Center është kompani në sektorin e shitjes me shumicë, pakicë dhe ndërtim. Fillet si biznes i familjes Mikullovci, datojnë që nga viti 1976.
Emona Center aktualisht operon me 18 pika, në 7 qytete të Kosovës. Rezultat i rritjes sonë të vazhdueshme vit pas viti është “OFERTA, SHËRBIMI DHE CILËSIA”, të cilën ua ofrojmë konsumatorëve tanë pa ndërprerje.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Të bëjë organizimin e rrjedhës së papenguar të punës në market në kryerjen e punëve të kompanisë
- Të ketë shkathtësi komunikative, planifikuese dhe organizative si dhe të ofrojë ide të reja në lidhje me punën
- Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar si dhe të jetë i gatshëm të punojë nën presion;
- Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale
- Të jetë i saktë dhe t’i përmbahet afateve kohore të paracaktuara në kryerjen e detyrave
- Detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë në lidhje me pozitën e caktuar
Kualifikimet
- E preferueshme të jetë i/e diplomuar në fushën e Ekonomisë
- Të ketë përvojë pune së paku 2 vite në fusha relevante
- Të jetë i/e aftë të punojë me (Word, Excel, Powerpoint) dhe aplikacione tjera të ngjajshme
Lokacioni: Ilirija Building, Hyrja 50-1, Prishtine (te Bregu i Diellit)
Aplikacionet mund te merren ne çdo pike te Emona Center sh.p.k. dhe te dorezohen ne njesine ku aplikojne përmes butonit Apliko tani.