Pozita: Recepsionise
Lokacioni: Terminali i Vjetër i Aeroportit.
Lloji i punës: Full-time
Data e hapjes: 17/03/2023
Data e mbylljes: 05/04/2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Recepsionistja është përgjegjëse për të siguruar një pritje miqësore dhe efikase për të gjithë klientët. Të luajë një rol në drejtimin e përgjithshëm të recepsionit dhe për të ndihmuar kolegët dhe klientët aktual dhe potencial. Është përgjegjëse për rezervimet e dhomave.
Detyrat kryesore dhe Përgjegjësitë
- Të jetë e aftë t’i shërbej klientëve sipas kërkesave të tyre, të jetë fleksibile dhe komunikative si me klientët ashtu edhe me kolegët, si dhe të jetë e gatshme qe t’i siguroj shërbim të shkëlqyer klientëve
- E aftë për të ndërtuar raporte të mira me të gjithë klientët dhe për t’i ndihmuar atyre rreth kërkesave dhe ankesave
- E aftë për t’i siguruar qëndrim të rehatshëm dhe të këndshëm klientëve
- E aftë për të ndërmarrë detyra të përgjithshme të recepsionit, duke përfshirë telefonatat që vijnë nga brenda dhe jashtë Hotelit
- E aftë për t’u siguruar që të gjitha rezervimet dhe anulimet janë përpunuar në mënyrë efikase
- Check in dhe Check Out, Pagesat.
- Kontrollimi dhe evidentimi ditor i faturave dhe arkës
- T’i zbatoj me përgjegjësi detyrat që i percaktohen nga stafi menaxhues
- Entuziaste për punë
- Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndërpersonale dhe punë ekipore
Kualifikimet
- Shkolla e mesme obligative
- Pervoja e mëparshme si recepsioniste (E preferueshme)
- Gjuha angleze (Obligative)
Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë të kontaktojnë në numrin +38349382500.