Sh.P.K “LINE Group” FASAL
Prishtinë, Kosovë
Tel. 049 232 003
info@linegroup-ks.com
www.linegroup-ks.com
Fabrika me e specializuar për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe Fasadave nga alumini. LINE GROUP Sh.P.K. shpall:
Konkurs për Agjent të Shtijes
Përshkrimi i Përgjithshëm:
Jemi në kërkim të një Agjenti të Shtijes të përkushtuar dhe të pasionuar që do të përfaqësojë kompaninë tonë në shitjen e dritareve të plastikës dhe aluminit, si dhe dyerve të brendshme nga druri.
Ky konkurs është një mundësi e shkëlqyeshme për të bashkëpunuar me një kompani të njohur në tregun e ndërtimit dhe dizajnit të brendshëm.
Përshkrimi i Detyrave:
Agjenti i Shtijes do të ketë përgjegjësitë e mëposhtme:
- Identifikimi i klientëve potencialë dhe zhvillimi i marrëdhënieve të reja me ta
- Paraqitja e produkteve tona dhe ofrimit të këshillave të nevojshme për klientët
- Përgatitja dhe prezantimi i ofertave të personalizuara për klientët
- Menaxhimi i komunikimit me klientët, duke përfshirë përgjigjen ndaj pyetjeve dhe kërkesave të tyre
- Ndihmimi në koordinimin e porosisë dhe shpërndarjen e produkteve tek klientët
- Monitorimi i tregut dhe konkurrencës, duke ofruar informacione të rëndësishme për menaxhimin tonë
- Përdorimi i mjetëve dhe teknikave të marketingut për të rritur vetëdijen për produktet tona
Kualifikimet dhe Aftësitë
Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara për këtë pozicion janë
- Përvojë pune në fushën e shitjes, veçanërisht në tregun e ndërtimit apo të produktit të ngjashëm
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bindjes së klientëve
- Aftësi për të kuptuar dhe përshpjeguar detaje teknike të produkteve
- Njohuri bazë e produkteve të dritareve të plastikës dhe aluminit dhe dyerve të brendshme nga druri është e preferueshme
- Aftësi të shkëlqyera të përdorurit të mjeteve të teknologjisë së informacionit dhe programeve kompjuterike të zakonshme
- Përgjegjshmëria dhe aftësia për të punuar në një mënyrë të pavarur
- Licencë shoferi dhe mjet i disponueshëm për të udhëtuar në terren për të takuar klientët
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni një CV të përditësuar dhe një letër motivimi përmes butonit Apliko tani.
Ju mirëpresim të aplikoni dhe ju dëshirojmë suksese në procesin e aplikimit!