‘’ELNOR SH.P. K” kompani e specializuar në prodhimin e produkteve nga druri e cila veçohet me produkte unike dhe shërbim cilësor ka kënaqësinë të ofroj mundësi punësimi afatëgjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim individual për kandidatet ambicioz dhe të përkushtuar.
Ofrojm 4 vende të lira pune:
Arkitekt/e
Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte
- Të ketë paraqitje profesionale.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me klient.
- Të ketë njohuri në programet si: ArchiCAD, AutoCAD dhe Corpus.
- Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekte.
- Aftësi në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve.
- Të jetë i/e gatshme për dizajnimin e mobiljeve sipas kërkesave të klientëve.
- Të ketë përvojë në matje dhe pergatitje të projektit për prodhim.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze, e domosdoshme.
- Të ketë patentë shofer, kategoria B.
Përgjegjësitë dhe detyrat
- Aftësi për të përcaktuar qëllimet dhe kërkesat e klientëve me anë të projektit.
- Matja e hapësirave në terren.
- Dizajnimi i produkteve dhe përgatitja e projekteve sipas kërkesave të klientëve.
- Përgatitja e vizatimeve teknike për montim.
- Planifikimi dhe realizimi i projekteve dhe punëve sipas planeve dinamike.
- Përgatitja e raporteve ditore, javore dhe mujore për punët e përfunduara.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikacionin për punësim përmes butonit Apliko tani apo të lajmerohen në këtë numër kontaktues: +383 49 467 819.