Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.
Shpallim konkurs për:
BRAND MANAGER
Përgjegjësitë kryesore
- Udhëheqja e ekipës, koordinimi i punëve
- Bënë analiza të tregut dhe biznesit, anketat për monitorimin e çmimeve, përcaktim të çmimeve dhe promovim të strategjive
- Planifikon, realizon buxhetin dhe zbaton aktivitete të duhura që do të ndihmojnë në vendosjen e brendit në treg, ndikon në rritjen e vetëdijes për brendin dhe motivon kërkesën më të lartë nga konsumatorët
- Përgatit raportin mujor, si një pasqyrë e të gjitha aktiviteteve të marketingut të kryera për brendin, si dhe rezultate të shitjes
- Mbikëqyr shitjet dhe analiza e shpërndarjes
- Drejton trajnimin dhe zhvillimin e ekipit vendor të shitjes
- Përgjegjës për arritjen e objektivave te caktuara dhe komunikimin me partner
- Planifikon dhe porosit materiale Promo, zhvillon materiale të prodhuara në vend
Kushtet e përgjithshme
- Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme
- Preferohet shkollim i lartë professional
- Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, Internet, etj.)
- Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse duke klikuar butonin Apliko tani.
Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.