Përshkrimi i Kompanisë
Biohit MDS është kompani në fushën e pajisjeve mjekësore, distributor i autorizuar i kompanive kryesore shumëkombëshe në Kosovë, është në kërkim të punonjësve.
Titulli i Punës: Financier/e – 2 pozita
Lokacioni: Zyra gjendet në Prishtinë, Republika e Kosovës
Përshkrimi dhe detyrat
- Përgjegjës për zbatimin e rregulloreve të menaxhimit financiar të hartuar nga stafi drejtues i kompanisë, funksionimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kontabilitetit financiar dhe të menaxhimit.
- Përgatitë analizat për menaxhmentin e Kompanisë dhe azhornimin e rregullt të sistemit financiar dhe menaxhues të kontabilitetit, raportimit dhe analizës financiare sipas kërkesave të reja (si SNRF dhe rregullat tatimore në përputhje) që ka kompania
- Përgjegjës për të gjitha raportimet financiare dhe informacioneve që lidhen me to, që duhet të përgatiten dhe dorëzohen tek KE-ja brenda afatit të përcaktuar
- Përgjegjës për regjistrimin e rregullt dhe konsolidimin e të gjitha llogarive të menaxhimit dhe raportimit (MIS / Analiza Financiare) dhe paraqet ndonjë dallim të identifikuar tek KE
- Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të shpenzimeve të amortizimit në fund të çdo muaji dhe siguron që shifra e saktë të raportohet në fund të çdo muaji/viti financiar dhe çdo ndryshim të dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem, si dhe raportohet tek Shefi i Financës
- Përgjegjës për zbatimin e udhëzimeve për të gjitha detyrat që lidhen me analizën financiare / rentabilitetin që do të zhvillohen / delegohen në nivelin e degës për aktivitetin përkatës
- Përgjegjës për planifikimin e parave dhe të bankave dhe raportimin tek menaxhmenti me qëllim të përmbushjes së afateve të pagesës dhe siguron pagesën e furnizuesve brenda datave të përcaktuara
- Përgjegjës për barazimin e rregullt të bankës dhe parave të gatshme në fund të çdo dite dhe paraqet pajtimin dhe pasqyrat bankare në fund të çdo muaji / viti financiar dhe çdo ndryshim dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem; dhe i raportohet KE-së
- Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të shitjeve dhe kostove në fund të çdo dite dhe siguron që shifra e saktë të raportohet në fund të çdo muaji / viti financiar dhe çdo diferencë të dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem; dhe i raportohen KE-së
- Përgjegjës për konsolidimin e rregullt të bilanceve materiale, inventarit dhe aseteve fikse në fund të vitit kalendarik / financiar kryhet në përputhje me standardet e kërkuara të menaxhimit dhe rregullat e kontabilitetit janë duke u ndjekur dhe çdo ndryshim është dokumentuar dhe reflektuar siç duhet në sistem; dhe i raportohet KE-së
- Përgjegjës për inspektimin fizik dhe pajtimin e aseteve fikse rregullisht dhe në fund të vitit kalendarik/financiar kryhet në përputhje me standardet e kërkuara të menaxhimit dhe rregullat e kontabilitetit që janë duke u ndjekur dhe çdo ndryshim është dokumentuar dhe reflektuar si duhet në sistem ; dhe i raportohet KE-së
- Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të klientëve dhe furnitorëve në fund të çdo dite dhe siguron se shifra e saktë raportohet në fund të çdo muaji / viti financiar dhe çdo ndryshim dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem; dhe i raportohet KE-së
- Përgjegjës për konsolidimin, rishikimin dhe konfirmimin e shpenzimeve që nuk njihen nga rregullat tatimore dhe siguron raportimin në përputhje me ligjin / udhëzimet ligjore / procedurat e parashikuara për kompaninë
- Përgjegjës për përgatitjen e informacionit financiar / kontabël për qëllime të auditimit
- Merr pjesë dhe mbështet në procesin e arkëtimit të llogarive të arkëtueshme
- Merr pjesë dhe mbështet me sugjerime për zhvillimin dhe përmirësimin e Softëare financiar të kompanisë
- Merr pjesë dhe mbështet sipas procedurave të brendshme të kompanisë procesin e shitjes dhe blerjes vendore dhe përpunimin dhe miratimin e kontratës nga këndvështrimi financiar
- Siguron që dokumentacioni ligjor është në përputhje me rregulloren ligjore dhe tatimore dhe propozon ndryshime në KE
- Siguron që evidencat dhe dokumentacioni mbështetës të paraqiten në bazë të një sistemi të mirëmbajtjes dhe arkivimit të rregulluar
- Siguron cilësinë dhe rëndësinë e raportimit të brendshëm
- Ndjek të gjitha politikat dhe procedurat e brendshme të kompanisë
- Çdo detyrë tjetër që mund të kërkohet nga KE
Kualifikimi Universitarë
- Diplomë në Financë / Kontabilitet
- Minimumi 3 vjet përvojë pune në financë / kontabilitet
- Minimumi 2 vjet përvojë pune në menaxhim
- Njohuri shumë të mira të skemave të kontabilitetit / raportimit IAS/IFRS
- Njohuri shumë të mira të rregulloreve tatimore dhe çështjeve të lidhura fiskale
- Njohuri shumë të mira të parimeve të përgjithshme dhe të kontabilitetit të menaxhimit
- Çdo kualifikim tjetër në fushën përkatëse është një plus (njouri per programin e financave Expert pro është një plus)
- I gatshëm për të punuar në një mjedis dinamik
- Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office, veçanërisht Excel
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Leje drejtimi të automjetit, aftesi per udhetime te shpeshta ne te gjithe vendin dhe jashte vendit
Ne ofrojmë:
- Pagë të kënaqshme dhe bonus bazuar në përvojën, performancën dhe arritjet e qëllimeve
- Telefonin e kompanisë, veture per vizita te klienteve gjate orarit të punës
- Mundësi zhvillimi profesional në një ambient shumë të mirë pune
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe të dhënat tuaja duke klikuar butonin Apliko tani.