Kërkoni punë
12 Shtator, 2023

Për N’post

N’post është kompani e cila ofron shërbime moderne të dërgesave të pakove dhe kryesisht jemi të fokusuar në logjistikën e shitjeve online. N’post ofron shërbimet e saj për disa nga kompanitë lidere në industrinë e veshmbathjeve, mobilerive dhe institucioneve financiare. Kemi shtrirje në të gjithë tregun e Kosovës me operacionet tona dhe aktualisht punësojmë rreth 80 persona në kompani apo përmes nën kontraktorëve.

Deri më tani kemi investuar në flotë komplet të re të veturave, qendrën e sortimit, zhvillimin e aplikacioneve mobile si dhe jemi duke investuar në rrjetin e makinave vetësherbyese digjitale për pranim dhe dërgim të pakove të quajtuar N’Postomat si dhe rrjetit të zyrave tona postare vetshërbyese 24/7.

N’post është kompani inovative e cila ofron mundësi të zhvillim në karierë dhe përkrah personat me vetëiniciativë dhe ambicie të bëhën pjesë e këtij udhëtimi për të formësuar të ardhmen e blerjeve online dhe shërbimeve postare të besueshme në Kosovë.

www.nposta.com

Titulli: Udhëheqës i Operacioneve – HR dhe Zhvillim Stafi

Udhëheqësi i Operacioneve – Rekrutim dhe Zhvillim Stafi siguron funksionimin operacional ditore duke arritur efikasitet përmes shpërndarjes së resurseve njerëzore, mjeteve të logjistikës dhe derivateve sipas standardeve më të mira – duke ruajtur kënaqësi konsumatore. Gjithashtu, planifikimi në periudhën 1-6 muaj për nevojat, trendet dhe sezonalitetin për sa i përket planifikimit të resurseve. Ky person parashihet të ketë ekip i cili do ti shërbej për të implementuar iniciativat e ndryshme për përmirësim.

Funksionet dhe përgjegjësitë kryesore

Për të gjitha përgjegjësitë prioritet është strukturimi dhe digjitalizimi i proceseve për të ngritur eficencën në kuadër të pozitës dhe departmentit.

Rekrutimi

  • Identifikon dhe ngritë nevojën për rekrutim të kuadrove të reja
  • Bashkëpunon me HR partnerët për të postuar nevojat për personel
  • Ekzaminon dhe interviston kandidatët e mundshëm
  • Krijoni partneritete me organizata për punësim të vazhdueshëm të anëtarëve të ekipit

Zhvillim Stafi

  • Identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim të stafit të brendshëm
  • Krijon program trajnimi që përfshin aspektin teknik të realizimit të punëve, shërbimin ndaj klientit dhe implementimin e procedurave të brendshme
  • Krijon dhe implementon skemat për motivim të stafit

Mbështetja në nevojat ditore

  • Mbikëqyr operacionet e dërgimit të përditshëm
  • Adreson shqetësimet dhe komentet e punonjësve
  • Siguron që automjetet janë të disponueshme së bashku me menaxherin përgjegjës

Performanca e stafit

  • Mat indikatorët e performancës (p.sh., dërgesat në kohë, numri i dërgesave)
  • Organizon takime të rregullta për vlerësim të performancës
  • Avancon programin për kompenzim sipas performances të punonjësve

Planifikimi i kapaciteteve

  • Parashikon vëllimin e kërkesës për shërbime (dërgesave)
  • Kontribuon në mirë planifikim dhe organizim të punëve
  • Siguron që të ketë mirë shfrytëzim të resurseve (mjete, shofer)
  • Planifikon për periudhat e pikut (p.sh., pushimet, sezonet e shitjeve)
  • Monitoroni kapacitetin dhe rrjedhën e mbledhjes dhe dërgimit për të shmangur pengesat.

Eksperiencat paraprake dhe edukimi

  • Të ketë eksperiencë së paku prej 3 viteve në funksione të Operacioneve
  • Të ketë njohuri mbi industrinë e logjistikës dhe transportit
  • Preferohet të jetë person me eksperiencë në botën e Retail në Kosovë
  • Të ketë aftësi menaxheriale, aftësi komunikmi dhe aftësi digjitale
  • Të ketë të përfunduar Universitetin

Si të aplikoni?

Dërgoni CV-në tuaj duke klikuar butonin Apliko tani.

Afati: 24 Shtator 2023

Niveli i punës
Asnjë Përvojë (No Experience), Niveli fillestar (Entry-Level)
Lloji i Punësimit
Kohë e plotë (Full Time)
I vlefshëm deri më
24 September, 2023
Industria
Automobilistikë & Transport
Telefoni
046 100 830 046 100**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina