KONKURS PUNE
Versa Engineering SHPK shpall konkurs pune. Kërkojmë Inxhinierë të Ndërtimtarisë të motivuar dhe entuziastë për të bashkëpunuar në projekte inovative.
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë.
Përgjegjësitë dhe aktiviteti juaj në firmë përfshin:
- Vizatimin dhe zhvillimin e planeve të ndërtimit
- Mbështetjen e inxhinierëve të tjerë sipas kërkesës
- Angazhimi i rregullt sipas ligjeve në fuqi
Çfarë ju pret në Versa Engineering?
- Detyra dhe përgjegjësi interesante, duke filluar nga projekte të ndërtimit të lartë e deri tek inxhinieria e urave dhe infrastrukturës. Një ambient pune motivues dhe me mundësi pune nga shtëpia.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Diplomë Bachelor ose Absolvent/e në Fakultetin e Ndërtimtarisë (Konstruktiv/ Hidro)
- Përvoja e punës është përparësi
- Njohuri të mira kompjuterike
- Njohuri të programit AutoCAD. Njohja e ALLPLAN është përparësi
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët janë të lutur të dërgojnë CV-të duke klikuar butonin Apliko tani.
Vetëm kanditatët e përzgjedhur ftohen për intervistim.