Kërkoni punë

Menaxher/e i/e Qendrës Rinore dhe Arsimit për të Rritur

19 Shtator, 2023

Organizata gjermane e cila vepron në Kosovë – Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochschul-Verbandes e.V. (DVV International), shpall konkurs për pozitën – Menaxher/e i/e Qendrës Rinore dhe Arsimit për të Rritur (QRARr) në Prizren (QRARr/ Prizren ).

Kjo qendër do të veproj në kuadër të OJQ THY. Kontrata e punës do të jetë nga 01.10.2023 deri më 31.12.2024. Thirrja për aplikim mbetet e hapur nga dita e publikimit deri më datën 29.09.2023.

Orari i punës do të jetë 5 ditë në javë / 6 orë në ditë (120 orë në muaj) ndërsa paga mujore është 1000.00 EUR bruto.

Detyrat e parapara të punës për pozitën në fjalë janë

  • Përfaqësimi i interesave të QRARr-Prizren respektivisht OJQ THY pranë organeve të qeverisjes lokale në Prizren, OJQ-ve, OSHC, organizatave të bashkëpunimit për zhvillim, delegacioneve të donatorëve në terren dhe autoriteteve publike të të gjitha llojeve, në koordinim dhe dakordim me Drejtorin Ekzekutivtë OJQ THY – Prizren
  • Planifikimi, menaxhimi , dhe raportimi tek Drejtori Ekzekutiv i OJQ THY dhe DVV International – zyra në Kosovë, për të gjitha projektet /aktivitetet e QRARr-Prizren, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) dhe kontratat e nënshkruara nga DVV International në Kosovë dhe OJQ THY në Prizren
  • Përgjegjësia e përgjithshme financiare dhe administrative për QRARr- Prizren, në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të OJQ THY, kur kemi të bëjmë me rrjedhën e parasë, monitorimin e buxhetit dhe zbatimin e të gjitha përcaktimeve specifike (regjistrimi, ligji i punës, tarifat sociale, tatimet, sigurimi, etj.)
  • Roli i/e eprorit/es në çështjet disiplinore dhe / ose të veçanta për personelin e zyrës së (QRARr -Prizren ), dhe mirëmbajtjen e rrjeteve dhe shkëmbimin e njohurive specifike në komunën e Prizrenit dhe më gjërë, si dhe zhvillimin strategjik të punës, përfshirë hulumtimin dhe zhvillimin e metodologjive të projektit midis donatorëve;
  • Komunikimin e rregullt me drejtorin e zyres vendore DVV International për Kosovë dhe në koordinimin me Drejtorin Ekzekutiv dhe Bordin Drejtues të OJQ THY për të gjitha çështjet kryesore që kanë të bëjnë me menaxhimin e projektit dhe stafit të QRARr-Prizren
  • Detyra tjera të përcaktuara nga Drejtori Ekzekutiv i OJQ THY

Dokumentet e nevojshme për aplikim

  • CV-personale (në gjuhën angleze) dhe letër reference nga punëdhënësit e mëparshëm
  • Diplomë Universitare (së paku Master)
  • Dëshmi e punës për përvojën së paku 3 vjeçare, në fushën e menaxhimit në edukim
  • Dëshmi e punës për përvojën së paku 3 vjeçare, në fushën e Arsimit për të Rritur / mësimit gjatë gjithë jetës, ose edukimit në komunitet
  • Njohja e mirë e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze është e domosdoshme (njohja e gjuhëve tjera zyrtare në Komunën e Prizrenit është përparësi)

Të gjithë/a të interesuarit/rat për këtë pozitë pune, obligohen që paraprakisht të dërgojnë një CV-personale në gjuhën angleze/me foto përmes postës elektronike në:

ralija@dvv-international-ks.org dhe info@ojqthy.orgnë subjekt “Aplikim pune – Menaxher/e e QRARr Prizren. Pas analizimit dhe selektimit të CV-ve të pranuara – përfaqësuesi i DVV International në Kosovë, së bashku me përfaqësuesin e OJQ THY , do të organizoj intervistimin e së paku tre aplikuesve (të përzgjedhur për listën e ngushtë).

Personat të cilët do të ftohen në intervistim, duhet të marrin me vehte tërë dokumentacionin origjinal, për të dëshmuar njohurit dhe përvojën e tyre paraprakegjatë intervistimit.

Niveli i punës
Niveli i lartë (Senior-Level), Niveli i mesëm (Mid-Level)
Lloji i Punësimit
Kohë e plotë (Full Time)
Paga
1000€
I vlefshëm deri më
29 September, 2023
DVV INTERNATIONAL
Shikoni profilin
Industria
OJQ & Shërbime Sociale
Telefoni
038 752 864 038 752**** Shfaq
Vendndodhja
Prizren