ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Heëlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.
ITD Prishtinë shpk është në kërkim të një: Product Manager
Kërkesat bazë për arsimim, kualifikim, eksperiencë
- Diplomë universitare në degë të profileve teknike, është e preferueshme
- Të paktën 2 vite eksperiencë pune, e preferueshme në menaxhim produktesh
- Njohuri shumë të mira për produktet IT dhe gjuhës angleze
- Njohuri shumë të mira komunikuese, negociuese dhe prezantuese
Detyra dhe përgjegjësitë
- Njohja e gamës së produkteve që i ipet në ngarkim
- Njohja e produkteve konkurrente
- Bashkëpunon me furnitorët për të zgjedhur produktet e përshtatshme për klientët
- Ofron mbështetje për klientët para dhe pas shitjes
- Bashkëpunon me departamentin e importeve
- Përgatitë dhe merr çertifikimet e nevojshme që i ngarkohen nga kompania
Kushtet e ofruara nga kompania
- Orari i punës: e hënë – e premte (40 orë në javë)
- Pagë konkurruese në treg
- Mundësi për zhvillim profesional
- 20 ditë pushim vjetor në vit dhe të gjitha lejet tjera sipas ligjit të punës
- Sigurim shëndetësor
- Transport të organizuar për punonjësit: Prishtinë – Kompani
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumentet tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja duke klikuar butonin Apliko tani.
Afati i aplikimit: 30 ditë nga data e publikimit
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.