Kujdesi Group Sh.p.k.

Prishtina

Rreth Kujdesi Group Sh.p.k.

Kujdesi.com Sh.p.k është një kompani e re që ka si fokus ofrimin e shërbimeve profesionale të përkujdesjes për individët, veçanërisht për të moshuarit. Ne ofrojmë shërbime cilësore në çdo kohë në shtepitë e tyre.    

 

Shërbimet tona

 

Mjeku/ja në shtëpi

 

Kujdesi sjell mjekun direkt në shtëpinë tuaj për vizita të rregullta në kohë të caktuar dhe pa vonesa.

 
  • Me shërbimet tona eliminohen udhëtimet dhe pritjet e gjata për marrje të shërbimeve shëndetësore, njëkohësisht ulet mbingarkesa për institucionet shëndetësore publike.
  • Stafi ynë mjekësor bën ekzaminime të pacientëve, përcakton diagnozën, ofron trajtim të sëmundjeve sipas diagnozës dhe përcjell pacientin për së afërmi gjatë trajtimit.
  • Mbi të gjitha kemi prioritet besimin dhe bashkëpunimin me pacientin dhe familjen duke i’u siguruar lehtësim dhe rehati me shërbimet tona.
 

Infermieri/a në shtëpi

 

Kujdesi sjell infermierin/en direkt në shtëpinë tuaj për vizita të rregullta në kohë të caktuar dhe pa vonesa.

 
  • Stafi ynë përfshinë infermierë të trajnuar sipas modelit nordik për ofrimin e shërbimeve në shtëpi.
  • Pacientët marrin kujdes të veçantë varësisht nga nevojat dhe kërkesat e tyre, pa pritje të gjata dhe në kohë.
  • Ekipet tona ofrojnë shërbime të ndryshme si: dhënia e terapisë, pastrimi dhe fashimi i plagëve, monitorimi i gjendjes së pacientit, duke u siguruar kështu që pacientët të marrin nivelin më të lartë të kujdesit në ambientet e tyre familjare.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Kujdesi Group Sh.p.k.

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shëndetësi & Mjekësi
Themelimi
2023
Telefoni
049 100 596 049 100**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina