Spitali Aloka

Prishtina

Rreth Spitali Aloka

Gjithqka nisi në vitin 2002, në një ndërtesë të vogël, praktikisht në katin e parë dhe përdhesë të banesës sime në lagjen Tophane në Prishtinë.
Në kohën kur vendi vuante ende nga plagët e panumërta të trashëguara të varfërisë, dhe të prapambetjes së thellë, vendosa ti vij në ndihmë shoqërisë sonë duke hapur spitalin tim, që e quajta  Spitali ALOKA.
Fillimisht në spital janë kryer intervenime kirugjike,shërbime stomatologjike, shërbime ambulatore dhe ultrasonografia.
Spitali u hap me kapacitet për akomodimin e pak pacientëve si dhe dhomat për stafin mjekesorë dhe infermierorë. Stafi mjekësorë numëronte pak mjek, unë Dr.sc.Halit Maloku  si themelues e prof. Dr. Gazmend Shaqiri si dhe stafin e infermierisë.
Numri i madh i operacioneve ishte për mua tregues i mjaftueshëm, që kërkonte zgjerim të ambientit, me qëllim që ti përgjigjesha numrit gjithnjë e në rritje të pacientave por edhe kujdesit ndaj tyre.
Në sajë të punës së palodhshme arrihet të sigurohet vendi  dhe të ndërtohet objekti. Ndërtesa e re e spitalit u përurua në 2008 në lokacionin e sotëm, në Veternik, Prishtinë.
Kjo për të përmbushur kërkesën gjithnjë e në rritje të kujdesit shëndetësorë.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Spitali Aloka

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shëndetësi & Mjekësi
Themelimi
2002
Telefoni
044 930 330 044 930**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina