Ishte pikërisht viti 1965 kur në familjen Nila nisi tradita për punën artizanale dhe felegre me bizhuteri.
Në atë kohë Mensur Nila ishte vetëm 12 vjeç kur filloi të mësonte këtë punë, por askush nuk do ta mendonte se ishte pikërisht fillimi i një aktiviteti i cili do të bëhej traditë familjare dhe do të krijohej një markë shumë unike nga pasardhësit e tij.
Sot bizhuteritë Ariana Nila menaxhohen nga dy prej fëmijëve të tij, Ariana Nila dhe Arian Nila.
Si markë e cila operon tashmë prej 5 vitesh, është një biznes me një staf shumë profesional të udhëhequr nga një ekip kompetent, që operon me teknologjinë më moderne të kësaj fushe.
Sot bizhuteritë Ariana Nila kanë një klientelë të gjerë, me gjini dhe mosha të përziera, jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në rajon.
Ndonëse zanafilla e këtij biznesi ishte kryesisht artizanati, sot kjo kompani zotëron një teknologji të gjerë në këtë aktivitet pa cenuar cilësinë apo shërbimin.
Kompania e regjistruar me markën tregtare Ariana Nila Jewelry LLC përdor teknologji të ndryshme moderne si:
CNC
Prerja CNC
Gdhendje me lazer
CutLaser
Gdhendje
Duke synuar në këtë mënyrë çdo grupmoshë, për çdo rast, miqësi, familje apo biznes. Bizhuteritë Ariana Nila mbeten lider në rajon për sa i përket prodhimit të bizhuterive, duke u ofruar klientëve bizhuteri të personalizuara, të dedikuara për më të dashurit, familjen, miqtë apo partnerët e biznesit.
Bizhuteri Ariana Nila gjithashtu është e angazhuar me hedhjen dhe prodhimin e bizhuterive 3Dimensionale, duke qenë një kompetente e qetë edhe në tregun botëror, duke u ofruar klientëve dhe partnerëve potencialë të biznesit një gamë të gjerë produktesh në industrinë e bizhuterive dhe argjendit.
Punë të postuara nga Ariana Nila Jewelry
Nuk ka punë të disponueshme.