Urdhëroni brenda!… Mirë se erdhët në restoranin familjar “Te Besimi-Beska”
Ky është sllogani kryesor, (që nga orët e para të mëngjesit, e deri natën vonë), gjithnjë të buzëqeshur, i kamarierëve dhe i pronarëve të restoranit familjar, “Te Besimi-Beska”, i cili gjendet mu në zemrën e Prizrenit, në Shatërvanin e bukur!… Aty ku gumëzhijnë kalldërmat e Prizrenit, nga qytetarët e shumtë dhe mysafirët e rastit ose qëllimor, nga i gjithë Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, bashkë me Krojet që ditën dhe natën dhe në çdo stinë, shuajnë etjen dhe kurreshtjen për ujë Prizreni!… Aty ku ura e gurrit i lidhë dy brigjet e qytetit të lashtë, që i ndanë Lumbardhi, me gurgullimën dhe freskinë e ujit që nis rrugëtimin që nga bjeshkët e Sharrit, është zemra i qytetit antik!…
I lindur në Gjakovë në vitin 1912, qysh në moshën 5 vjeçe ngeli jetim, pa babain Myrteza Shkreli dhe bashkë me vëllezërit Iliazin dhe Hazërin, u desh të mbijetojnë me punën dhe djersën e tyre. Kështu qysh si fëmijë xha Islami punoi si bari tek Godenët e Rogovës së Hasit, kurse me shpërnguljen e familjes nga Gjakova në Prizren, në fillim të viteve të 30-ta, hyn çirak te familja Smani që kishjte qebaptoren në lagjen e Terzimahallës, ku edhe i merr hapat e para të përgatitjes së ushqimit në skarë.Në Shatërvanin shekullor të pushimit dhe freskisë, të kafesë, çajit, dhe gastronomisë, që njihet edhe si trekëndësh unik i tolera-ncës fetare e kulturore, qysh në orët e para të mëngjesit, xha islam Shkreli e hapte dyqanin, me zell e përgatiste skarën dhe i priste myshterinjët!… Përshëndetja burrore, buzëqeshja, si dhe era e qeba-pave që piqeshin në skarë, në një ambient prej afro 35 m2, ishin joshja e qytetarëve, të cilët ia mësyenin qebaptorës së tij. Gjatë këtij rrugëtimi në punë, pos zonjës Bahrije, krah të fortë i kishte edhe vajzën Myzaqeten dhe djemtë Besimin dhe Mërgimin.
Tashmë restorani familjar “Te Besimi-Beska” nga 35m2 që kishte dikur, i ka afro 3 mijë metra katror, me ambiente të mrekullueshme relaksi, ushqimi dhe freskimi, ku punojnë mbi 50 punëtorë. Me salla për konferenca dhe seminare, me ura dhe fontana, si dhe një meny të pasur nga gastronomia, duke filluar nga sallatat e shumta, qebapat, mish skare, gjellëra autoktone, doner, pizza, pogaçe, djath sharri dhe ëmbëlisira të ndryshme.
“Urdhëroni brenda!… Mirë se erdhët në restoranin familjar – “Te Besimi-Beska… Ju baftë mirë”…. Është sllogani i kamarierëve dhe i pronarëve të restoranit familjar “Te Besimi-Beska” dhe, pas ushqimit pasojnë kafet, çaji, portokajt, bananet, shalqini, etj… NGA SHTËPIA
Por, jo vetëm kaq!… Ka njëzet vjet që aty gratis ushqehen futbolli-stët e Lirisë, hendbollistët, basketbollistët, etj. Materialisht ndihmohen sporti, kultura dhe libri në Prizren!… Ndihmohen edhe shumë skamnorë! Në murret e restoranit, shifen shumë Mirënjohje, Diploma e Falenderime, për humanizmin dhe zemrën e madhe të djemve dhe nipave, por erdhe të gjithë familjarëve tjerë të frymëzuar nga babai dhe gjyshi i tyre fisnik, i ndjeri xha Islam Shkrelit.
Punë të postuara nga Beska Restaurant
Nuk ka punë të disponueshme.