Grupi për Ballkan është organizatë jo-qeveritare, e pavarur, jopartiake, e përkushtuar për të kontribuar në shtet-ndërtimin dhe harmoninë shoqërore në Kosovë dhe për të lehtësuar pajtimin shtetëror në Kosovë dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Përmes hulumtimeve, analizave, avokimit, dialogut të politikave si dhe ekspertizës së bazuar në prova, qëllimi ynë përfundimtar është të sjellim rajonin më afër BE-së. Grupi për Ballkan u krijua në Kosovë në vitin 2013, si një pasardhës i punës së vendosur nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG). Orientimet tona strategjike adresojnë sfidat kryesore të procesit të shtet-ndërtimit të Kosovës, i cili dëshmon se është një detyrë monumentale për shoqërinë kosovare. Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur qëllimet e funksionimit më të mirë të institucioneve, konsolidimin demokratik, integrimin e pakicave, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve fqinjësore dhe avancimin e agjendës së BE-së. E gjithë puna jonë bazohet në kërkime të gjera të stafit tonë në terren, së bashku me intervista me udhëheqës kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të cilat na kanë mundësuar të zhvillojmë një rrjet të gjerë të kontakteve në Ballkanin Perëndimor.
MISIONI
Ndikimi në ndryshimin e politikave duke u mbështetur në konsolidimin demokratik dhe kohezionin shoqëror në Ballkanin Perëndimor.
VIZIONI
Një rajon i begatë ku shoqëritë formojnë politika të udhëhequra nga vlerat evropiane.
QASJA
Ne ofrojmë analiza dhe rekomandime të politikave jopartiake duke përdorur qasje konvencionale dhe inovative përmes raporteve me cilësi të lartë, artikujve të azhurnuar, qasjes gjithëpërfshirëse të avokimit dhe dialogut politik efektiv.
Punë të postuara nga Balkans Policy Research Group – BPRG
Nuk ka punë të disponueshme.