Emona Group

Vushtrri

Rreth Emona Group

Fillet e para datojnë qysh nga viti 1976 dhe konsiderohet si njëra ndër sipërmarrjet e para private e themeluar në Kosovë nga Z. Myrtez  Mikullovci i cili njëherit edhe trasoi rrugën e zhvillimit të saj.

EMONA është ndërmarrje tregtare me shumicë dhe pakicë e cila ofron produkte ushqimore dhe higjienike nga prodhuesit e çertifikuar vendorë e ndërkombëtar.

Si kompani me traditë, ne kemi qëndruar gjithmonë afër klientëve tanë duke i përmbushur kërkesat dhe nevojat e tyre me artikuj cilsorë dhe të sigurtë.

Një nga karakteristikat kryesore që e veçon ndërmarrjen tonë ka qenë vizioni i qartë.

Vizioni I ndërmarrjes ka siguruar drejtime të qarta duke bashkuar ekipe dhe individë përmes një sensi kolektiv drejtë arritjes dhe përmbushjes së objektivave të ndërmarrjes. 

Kjo e ka ndihmuar kompaninë dhe ka përcaktuar kulturën e organizative duke siguruar vlera dhe ndershmëri në shërbimet dhe produktet e saj cilësore të cilat e kanë ndihmuar në zhvillimn dhe forcimin e ndërmarrjes në tregun tonë të brendshëm dhe të jashtëm.

Misioni jonë mbeshtetet në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve cilësore me cmime konkuruese në çdo treg.

Përzgjedhja e produkteve respektivisht prodhuesve si bashkëpuntor afatgjatë dhe kualiteti i shërbimeve dhe produkteve kanë determinuar suksesin dhe zhvillimin e kompanisë, që sot na bën ndër kompanitë më të suksesshme në vendin tonë.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Emona Group

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Logjitstikë & Furnizim
Themelimi
1976
Telefoni
028 570 665 028 570**** Shfaq
Vendndodhja
Vushtrri