Eurokoha

Prishtina

Rreth Eurokoha

E themeluar në mes të viteve 90-ta në Prishtinë, “Eurokoha” u përket pionierëve të tregut të aviacionit të pavarur në Kosovë.

Kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve për udhëtim dhe sidomos të atyre që jetojnë në diasporë, realizohen me përkushtim maksimal nga themeluesit, Remzi dhe Naim Ejupi. Mbështetja nga ekspertët vjen nga Tamir Preilser, anëtar i Bordit, dhe menaxheri i përgjithshëm Olaf Steinhilb, që të dy pjesë e kompanisë që nga viti 2001.

“Kosova Airlines”, që themeloi të parin transportues ajror kosovar, bashkë me kompaninë e linjave ajrore gjermane kompletojnë gamën e “Eurokohës” si operator turistik që nga viti 2001.

Që atëherë, ne ofrojmë paketë aranzhmane dhe paketa udhëtimesh me mundësi të shumta. Gama e shërbimeve tona përfshin fluturime të përditshme ndërkombëtare dhe pako të pushimeve, siç janë aranzhmanet e pushimeve verore në destinacione si Turqia. “Eurokoha” po ashtu ofron paketë aranzhmane për sezonin e dimrit. Për t’i bërë edhe më atraktive ofertat tona, ne ofrojmë zbritje speciale për rezervimet e hershme (early booking).

Të afrojmë familjarët me njëri-tjetrin – me sigurinë maksimale, komoditetin dhe çmimet e arsyeshme – ky është zotimi ynë. Për ta arritur këtë gjë, ne bashkëpunojmë vetëm me partnerë cilësorë, seriozë dhe të dëshmuar në udhëtimet ajrore.

Sot, “Eurokoha” dhe “Kosova Airlines” janë ndër ambasadorët që përfaqësojnë më së miri Kosovën. “Eurokoha” është padyshim zgjedhja e parë për fluturime dhe aranzhmane turistike. Për dy dekada tashmë, klientët tanë vlerësojnë mundësitë dhe besimin e vazhdueshëm që u kemi ofruar.

Ne punojmë shumë dhe me përkushtim që t’u ofrojmë më të mirën klientëve tanë. Për të qenë në hap me ndryshimet në industrinë tonë dhe për të plotësuar kërkesat e klientëve, ne investojmë në:

• Teknologji moderne për të avancuar rezervimet online

• Të ofrojmë të gjitha shërbimet në një vend, me procedura sa më të thjeshta për të plotësuar kërkesat sa më shpejt

• Adaptim dhe përshtatje konstante të rrjetit të operimit

• Zgjerim i rrjetit të bashkëpunëtorëve

“Eurokoha” dhe “Kosova Airlines” – ne afrojmë familjet!

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Eurokoha

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Udhëtim, Mikpritje & Turizëm
Telefoni
038 235 235 038 235**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina