Eurolab

Fushë Kosovë

Rreth Eurolab

“EUROLAB është themeluar në vitin 2008, është e organizuar ligjërisht si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar” Institucion profesional për kërkime, aplikime eksperimentale në shkencat e natyrës gjegjësisht në fushën e komunikacionit rrugorë. EUROLAB përfaqëson një institucion të autorizuar nga Ministria e Infrastruktures për kryerjen e shërbimeve të specializuara në fushën e komunikacionit rrugorë.

EUROLAB synon krijimin e një mjedisi të shoqërueshëm të punës përmes ofrimit të shërbimeve të cilësisë së lartë. Si rrjedhojë e kësaj EUROLAB synon krijimin e një ambienti mikpritës dhe të qetë për ngasësit e automjeteve, pra të ofrojë vlerën më të mirë të mundshme për pjesëmarrësit në komunikacion. Kjo nënkupton krijimin e një asociacioni që do të përfaqësojë interesat e automobilistëve në rajon.

EUROLAB po ashtu ka për qëllim të krijojë kushte që punonjësit e saj të kompensohen në mënyrë të drejtë për të inkurajuar respektimin e konsumatorit, sigurimin e cilësisë së shërbimeve gjë që çon në mbajtjen e kompanisë financiarisht të qëndrueshme për një afat të gjatë dhe përtë krijuar mundësi që pronarët e saj të mund të investojnë kapitalin e tyre kudo që gjejnë klimë të favorshme biznesi.

  • Mbrojtjen e interesave të vozitësve dhe pjesëmarrësve të tjerë në  komunikacion rrugor.
  • Propozon masa dhe ndikon në politikën e komunikacionit rrugor, duke  u angazhuar posaçërisht në sigurinë e    pjesëmarrësve në komunikacion.
  • Kontribuon në mbrojtjen e ambientit.
  • Kujdeset për përparimin dhe mbështetë zhvillimin e turizmit të motorizuar kombëtar dhe ndërkombëtar, posaçërisht duke bashkëpunuar me shoqëritë automobilistike jashtë vendit.
  • Bashkëpunon me organet shtetërore, me institucionet shkencore dhe profesionale.
  • Përfaqëson interesat e automobilizmit Kosovar në asociacionet dhe organizatat ndërkombëtare.
  • I realizon edhe qëllimet dhe detyrat e tjera të parapara sipas ligjit dhe statutit.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Eurolab

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Automobilistikë & Transport
Telefoni
038 606 060 038 606**** Shfaq
Vendndodhja
Fushë Kosovë