Ju mund të jeni të sigurt se një produkt është i cilësisë më të lartë pasi të shihni logon “Frutti” në të. Njohuria dhe përkushtimi i palëkundur i anëtarëve të stafit dhe furnitorëve tanë e garantojnë këtë.
Ndërmarrja tregtare Frutti është themeluar në vitin 2000 në Prizren, me vendndodhje në fshatin Reçan në periferi të qytetit, 5 kilometra nga qendra e qytetit. Në fillim fokusi ishte prodhimi dhe shitja e lëngjeve natyrale, gjë që u realizua falë burimeve të pasura të maleve të sharrit.
Kompania gradualisht u rrit në madhësi dhe sot është një nga prodhuesit më të mëdhenj të lëngjeve të frutave në Kosovë. Frutti prodhon një shumëllojshmëri produktesh, duke përfshirë: Lëng natyral në mbajtës 1 litër – 10 lloje, 0.33 litra – 4 lloje, si dhe produktet e paketuara me qelq.
Montimi i pajisjeve filloi në nëntor të vitit 2000 dhe përfundoi në fillim të muajit prill 2001. Pas montimit të paisjes teknologjike më bashkohore për prodhimin e lëngjeve natyrale nga firma me renome botërore – Combibloc, stafit professional të kompanisë ju mundësua të fillojë me sukses prodhimin e lëngjeve me kapacitet 7000 litra në orë.
Rritje e Frutti-t vazhdoi ndër vite, në nëntor të vitit 2002 Frutti pajistet me makinerinë Tetrapak prodhimit të lëngjeve natyrale në paketim prej 0,250 litër. Në gusht të vitit 2003 kompania merr paisjen e dytë Tetrapak poshtu në paketim 0,250 litër me kapacitet prej 3.000 litra në ore.
Në korrik të vitit 2004 Frutti ka në posedim paisjen Sympak për paketim qelqi 0,175 litër, 0,250 litër, 0,750 litër për prodhimin e lëngjeve natyrale me kapacitet prej 12000 copë në orë. Në maj të vitit 2005 bëhet montimi I makinerisë Combiblok për prodhimin e lëngjeve në paketim 0,2 litër, 0,25 litër dhe 0,33 litër. Në këtë format Frutti bëhet i vetmi prodhues në Kosovë me kapacitet për 2.000 litra.
Për më tepër, për shkak të sukseseve të saj në treg, kompania Frutti është shpallur kompania më e suksesshme në Kosovë për vitin 2004 në kuadër të ndërmarrjeve private nga Qeveria e Kosovë, përkatësisht nga MTI – Ministria e Transportit dhe Industrisë!
Suksesi i vazhdueshëm i Frutti-t në afarizëm dhe zhvillim-investimet e reja janë dëshmi e përkushtimit të fortë të kompanisë ndaj cilësisë dhe produkteve të saj. Frutti vazhdon të jetë një lojtar kryesor në ekonominë lokale për vite me rradhë, përkushtimi i të gjithë pjestarëve të Frutti-t është thelbësor për suksesin konstant të kompanisë. Kjo ndihmon në mënyrë drektë në shtimin e vendeve të punës, dhe në zhvillimin më të madh ekonomik.
Përveç burimeve të arta të maleve të sharrit, dhe kualitetit të lartë të frutave, Frutti posedon teknologji moderne të punës, gjë që ndihmon në rritjen e vazhdueshme të cilësisë dhe numrit të punonjësve. Plani i ardhshëm i kompanisë Frutti, me seli në Kosovë, është ambicioz dhe pretendon të krijojë një nivel shumë më të lartë dominimi dhe imazhi në tregjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë, ku Frutti tashmë ka depërtuar.
Punë të postuara nga Frutti
Nuk ka punë të disponueshme.