Furra Lumi

Prishtina

Rreth Furra Lumi

Furra Lumi në Prishtinë me traditë 20 vjeçare ofron mbi 140 produkte të kualitetit të lartë
Furra Lumi është hapur si biznes familjar në 1996 në Prishtinë, Kosovë. Çdo vit kemi shtuar gamën e produkteve dhe sot ofrojmë cilësinë më të mirë të produkteve tradicionale dhe moderne. Që nga ajo kohë kemi shtuar numrin e produkteve në mbi 140 lloje. Për maraklinjët e ushqimit ne kemi 8 tavolina ku mund të shërbehen me produktet tona të përcjellura me pije freskuese, kafe dhe çaj.
Që nga fillimi Furra Lumi është njohur në treg për gamën e gjërë të bukëve. Përgjatë viteve kemi bërë shumë lloje të bukëve. Sot bukët që ne prodhojmë janë nga ato më të ndryshme duke filluar nga bukët me miell dietal speciale e deri te ato të thjeshta te prodhuara me miell të bardhë.Do të përmendim disa nga bukët speciale: Ciabatta, Bukë Integrale, Bukë Zvicërane, Franqeze, Foccacia Genovaize,Wallisse Bread etj.
Produket tona të njelmëta përfshijnë mantija, flija, pite me spinaq, djathë dhe kungull (vetëm gjatë sezonës), burek me djathë dhe mish, gjevrek, piroshka, si dhe ato të ëmblat croassona, kroffne, rollada me vishnje, rolladë me arra, tarta të llojeve të ndryshme, pite amerikane, shtrudlle me mollë, preznic, etj.
Tortat tona janë të prodhuara nga kremi adekuat dhe nuk përmbajnë shllag. Llojet e tortave të prodhuara nga ne janë: Grilazh, Cheesecake (disa lloje), Reforma, Vesa, Katarina, Millka, Jaffa, Bajadera, Ferrari, Sacher Torte, Zuger Kirsch, etj.
Çokollatat tona prodhohen duke përdorur lëndën e parë nga Belgjika. Nga çokollatat mund të veçojmë ato në formë bombonjere: truffles, napoleon, caracas, knackerly, kupa (me rum dhe pa rum), kupa me mascarpone, chocolate mousse, bombonjerë me marzipan, etj.
Ëmbëlsirat individuale janë: katrore, e verdhë, me banane, rozen tortë, etj. Ëmbëlsirat me sherbet janë: bakllava, sheqerpare, tespishte, tufahija, etj. Nga keksat veçojmë: student kisses, spitzbuebe, paris sticks, etj.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Furra Lumi

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Restorant & Kafiteri
Telefoni
044 115 386 044 115**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina