Gentli Shoes

Prishtina

Rreth Gentli Shoes

Historia e ndërmarrjes tregtare Gentli Shoes është histori e afarizmit të dy brezave të një familjeje, të cilët ia përkushtuan dashurinë dhe pasionin tregëtisë me mjetin transportues më të përdorur të të gjitha kohërave – këpucën. Shkelzen dhe Suzana Domi vendosën të kyçen në tregëti me këpucë duke e hapur shitoren e parë në vitin 1991. Fillimisht e orientuar vetëm kah këpucët e lëkurës, veprimtaria e Gentli Shoes zu të zhvillohej me hapa të paparashikueshëm, duke e vendosur kompaninë shpejt në pozitë udhëheqëse të tregut të këpucëve në Kosovë. Pas luftës së viteve 1997-1999, Gentli Shoes doli plotësisht e shkatërruar duke u detyruar të rifillojë nga fillimi. Besnik ndaj arsyes që “ti shtojmë vlerë jetës së klijentëve tonë” duke ofruar këpucë të cilësisë europiane, ne krijuam hapësirë për bashkpunim me brendet më të njohura botërore dhe rajonale: Ciciban, Clarks, Vagabond, Steve Madden, Fly London, Ara, Imac, Vizzano, Beira Rio, Moleca etj., të cilët i përfaqësojmë ekskluzivisht në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Të hyrat financiare, si një ndër qëllimet kryesore të afarizmit, ne në Gentli Shoes i konsiderojmë matës të suksesit si dhe tregues të stabilitetit të përgjithshëm. Sidoqoftë, ky mbetet qëllim i cili është gjithmonë në shërbim të arsyes, në të cilën gjetëm dhe vazhdojmë të gjejmë frymëzimin për zhvillim të mëtejmë. Sot jemi të pranishëm në pikat kryesore tregtare në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Prizren, Pejë dhe Ferizaj me trembëdhjetë shitore, nëpërmjet të të cilave mundohemi të shfaqim dashurinë tonë për këpucët dhe për jetesë cilësore.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Gentli Shoes

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shitje
Telefoni
044 480 100 044 480**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina