1991
VITI I THEMELIMIT
Ky vit shënoi themelet e një ndërmarrje tregtare shërbyese, e cila për një kohë shumë të shkurtër me punë dhe përkushtim filloi me prodhimin e kubëzave të betoni, elementeve të betonit dhe gurëthyesit.
Kështu duke arritur me profesionalizëm t’i sjell tregut prodhime të cilësisë së parë, duke ofruar siguri në tërë gamën e gjerë prodhuese.
Falë profesionalizmit të treguar, Gërlica Company bëri që të shtohet interesi i shumë investitorëve të jashtëm dhe vendor, duke ju hapur kështu dyert për projekte të mëdha infrastrukturore.
2000
VITI I THEMELIMIT TË FABRIKËS
Sukseset në veprimtarinë e gjerë prodhuese në vitet e ’91-ta, bënë zgjerimin e programit prodhues dhe shërbyes në një nivel akoma më profesional.
Ky vit shënoi edhe fillimin e punës së fabrikës Gërlica, me seli në Babush të qytetit të Ferizajt. Kështu duke e rritur akoma më shumë nivelin prodhues, krahas edhe kërkesave të tregut për prodhimet cilësore me standardet ndërkombëtare.
Prodhimtaria përfshinte gamën e gjerë prodhuese të: kubëzave të betonit, elementeve të betonit, gurëthyesit. Në po këtë vit poashtu Gërlica filloi ta zgjeroj veprimtarinë edhe në ndërtimet e rrugëve, kryesishte në ndërtimet e ulëta.
2013
VITI I ZGJERIMIT TË PRODHIMTARISË
Gërlica falë punës së treguar ndër vite, arriti të pozicionohet në vetëdijen e shumë klientëve të cilët besuan punën për implementimin e projekteve të ndryshme, si dhe blerjen e prodhimeve të standardeve ISO 9001.
Ky vit zgjeroi akoma më shumë prodhimtarinë prodhuese të: tubave të plastikës të brinjëzuar, prodhimin e tubave për ujëra të zeza, si dhe prodhimin e tubave të ujësjellësit.
Zgjerimi i prodhimtarisë solli edhe kërkesë të madhe të projekteve ndërtuese të ujësjellësit, dhe kanalizimit. Kështu duke e bërë Gërlicën të jetë lider në ndërtim dhe prodhim.
Projekte të shumta me sukses u realizuan për kuvendet komunale të: Ferizajt, Prishtinës, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Podujevës; ministrinë e infrastrukturës, KFOR-it, e shumë të tjera.
Punë të postuara nga Gerlica Company
Nuk ka punë të disponueshme.