Green Art Center

Prishtina

Rreth Green Art Center

Green Art Center – Prishtina (GAC) është themeluar në vitin 2013 me qëllim  që të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të artit dhe dizajnit në një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjik, duke ofruar shërbime për formimin e identitetit tonë shoqëror, duke promovuar dhe implementuar praktika ekologjike ne ambientin ku ne jetojmë dhe veprojmë.

Ky vetëdijesim publik do të arrihej përmes trajnimeve përkatëse profesionale, edukimit, informimit , aftësimit profesional dhe asistimit të masave të shoqërisë në projekte të ndryshme.

Ndër vite GAC ka dëshmuar kapacitetet e saja profesionale në implementimin e dhjetra projekteve e qindar aktiviteteve, ku krahas zhvillimit të kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale si organizatë bashkëpunuese e transparente ka arritur gjithashtu që të përvetësoj kompetenca profesionale në fusha të ndryshme, e në veçanti në menaxhimin e mbeturinave, efiçiencën e energjisë, fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, zhvillimin e planeve dhe koncepteve të qëndrueshme, aktivizmin qytetar dhe ekonominë çarkore.

Si përfzqësues dinjitoz i shoqërisë civile në Kosovë dhe më gjerë, GAC ka treguar se është partner dhe kontraktor në të cilën shoqëria dhe institucionet mund të mbështeten. Krahas nismave dhe projekteve të financuara nga GAC dhe vet qyetetaria aktive në Kosovë dhe rajon, GAC ka implementuar projekte të financuara nga organizata qeveritare ndërkombëtare, institucione tjera ndërkombëtare, institucione vendore, kompani vendore dhe ndërkobëtare por në veçanti ka arritur që të bëhet një partner i ngushtë në pothuajse të gjitha kuvendet komunale respektivisht ka ndërtuar bashkëpunim të vazhdueshëm i cili tejkalon raportet kontraktuale në mes palëve.

Pas implementimit me sukses të “Planit strategjik 2015 – 2020”, respektivisht fuqizimit të klubeve të gjelbra aktive në institucionet arsimore në mbarë vendin, krijimin e planeve dhe modeleve funksionale për menaxhimin e mbeturinave në pushtetet lokale dhe mbi të gjitha, ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të GAC dhe partënerëve të saj në fushat të cilat GAC operon, Green Art Center – Prishtina GAC, ka aprovuar dhe filluar implementimin e “Planit strategjik 2020-2025”, i cili është në harmoni të plotë me misionin dhe vizionin e GAC dhe synon zhvillimin e mëtutjeshëm të GAC, përmirësimin e jetës qytetarë në Kosovë, zhvillimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve shërbyese profesionale brenda saj dhe në veçanti ndërkombtarizimin e GAC.

Vizioni

Faktorë i rëndësishëm rajonal i cili shtynë përpara shoqërinë drejt zgjidhjes të problemeve mjedisore dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror, duke stimuluar performancën e shoqërisë aktive dhe bashkëpunimin më të ngushtë të të gjithë akterëve të cilët angazhohen në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.

Misioni

Hartimi dhe implementimi i projekteve që promovojnë vlerave qytetare, përmirësojnë standartin e jetesës në vend dhe ngritja e kapaciteteve profesionale në zhvillimin e projekteve të qëndrueshme.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Green Art Center

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
OJQ & Shërbime Sociale
Telefoni
046 775 577 046 775**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina