KOMPANIA JAKOVA-L është kompani prodhuese me traditë dhe profesionalizëm, ku në mënyrë të vazhdueshme ka avancuar produktet e saja duke zbatuar në prodhimtari menaxhim cilësor, kualitativ si dhe inovacione të ndryshme në prodhimtari ashtu që për tju ofruar klientëve të saj produkte cilësore, garancion si dhe çmime të volitshme. Veprimtaria jonë kryesisht shtrihet në fushën e elektrikës dhe të makinerisë duke ofruar shërbime të konsullencës dhe projektim të produkteve të përpunuara nga lamarina. Përvoja e punës që nga viti 1971, solli produktet me cilësi të lartë, dhe formoi një klientelë lojale, për t’u identifikuar për punën e suksesshme që ofroi gjatë gjithë këtyre viteve.
JAKOVA-L ofron një larmi të gjerë të produkteve që përdoren për instalime elektrike si dhe për sistemet e ngrohjes qendrore, të cilat shfaqin dizajne inovative dhe janë të ndërtuara për të përmbushur të gjitha standartet duke përfshirë kursimin e energjisë elektrike. Në linjën tonë të gjërë të prodhimit i janë bashkangjitur produktet më të fundit që përdoren për ngrohjen e ndërtesave të cilat janë ideale për përdorim që ndikojnë në kursimin e energjisë
Në JAKOVA-L, ne krenohemi që jemi liderë në produktet tona!
Për dekada, ne u kemi ofruar klientëve tanë produkte të besueshme dhe të qëndrueshme për t’u përdorur në një larmi aplikimesh. Në mënyrë që vazhdimisht të arrijmë të plotësojmë kërkesat e klientëve, kompania jonë viteve të fundit ka zhvilluar një Sistem të Menaxhimit të Cilësisë, sistem i inspektuar dhe certifikuar sipas kërkesave të Standardit Ndërkombëtar ISO 9001.
Orientimi ndaj klientit, integriteti, partneriteti, përgjegjësia dhe risitë që ne vazhdimisht sjellim në tregun Kosovar dhe më gjërë, janë vlerat kryesore të kompanisë tonë.
Kompania jonë ka një staf shumë profesional, të angazhuar për t’ju ofruar klientëve të saj produkte dhe shërbime kualitative.
Punë të postuara nga JAKOVA-L
Nuk ka punë të disponueshme.