KAM SHPK është themeluar në Shkup në vitin 1999, si ndërmarrje tregtare e cila filloi me vetëm një market në Qendrën Tregtare të Qytetit. Emërtimi KAM është shkurtesë e mbiemrit të themeluesit Kamçev.
Kam marketi është linja e parë e marketeve të llojit hard-diskont të cilat ekzistojnë në tregun e Maqedonisë. Në Maqedoni funksionojnë 75 KAM markete në 20 qytete në tërë Republikën e Maqedonisë. Kompania ka 1200 të punësuar.
Si një prej liderëve të tregut diskont, KAM Marketi konsumatorëve të vet u ofron të gjitha grupet themelore të produkteve ushqimore dhe të atyre joushqimore me cilësi të shkëlqyer me çmime jashtëzakonisht të ulëta. KAM Marketi kënaq nevojat e tërë familjes dhe me ofertat e saja javore (katër herë në muaj) sjell risi në përditshmëri.
KAM ndjek parimet e hard-diskontit: cilësi jashtëzakonisht të lartë me çmimet më të ulëta të mundshme. Këto parime garantojnë sukses çdo dit dhe gjithandej – prakticitet, struktura të qarta në menaxhim, kolegjialitet dhe drejtësi në punë. Pas suksesit tonë qëndron asortimenti ynë i zgjedhur me kujdes. Fokusin e kemi në brendet tona dhe në brendet e dëshmuara tregtare. Kuptohet që tek ne do të gjeni vazhdimisht pemë dhe perime të freskëta me cilësinë më të lartë, si dhe llojllojshmëri të brumërave të ndryshme të pjekura. Ky koncept na siguroi sukses dhe zhvillim të shpejtë të rrjetit tonë të marketeve në Maqedoni gjatë 23 viteve.
Mjedisi ynë, rrethina dhe ndërmarrja jonë në vazhdimësi zhvillohet. Prandaj është e nevojshme që të përshtaten edhe parimet e ndërmarrjes tonë. Në të ardhmen ato do t’i plotësojmë me tri fusha: zhvillim, harmonizim me rregullat ligjore (Compliance) dhe qëndrueshmëri afatgjate të punës.
Si ndërmarrje e cila vepron ndërkombëtarisht, jemi të vetëdijshëm për praninë tonë të madhe në publik. Punën tonë e karakterizojnë parimet tona të ndërmarrjes dhe parimet e sjelljes së mirë.
Punë të postuara nga KAM Kosova
Nuk ka punë të disponueshme.