Kolegji AAB

Fushë Kosovë

Rreth Kolegji AAB

Kolegji AAB është institucioni i parë jopublik i arsimit të lartë në Kosovë i cili është themeluar menjëherë pas luftës në Kosovë, pas krijimit të rrethanave të reja ekonomike-sociale e kulturore, kur u krijuan kushte dhe rrethana për jetë normale të qytetarëve të Kosovës, duke thyer kështu kushtet e një monopoli të gjatë që kishte në fushën e arsimit në vendin tonë.

Në fillimet e tij institucioni ynë ofroi programe studimore nga fusha e Artit dhe Komunikimit Masiv duke u zgjeruar vazhdimisht me programe studimore në fushat e tjera duke u shndërruar kështu në qendër relevante akademike në vend dhe rajon dhe duke shërbyer si institucion model i arsimi të lartë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Si institucion jopublik Kolegji AAB ofroi shembull të mirëfilltë të promovimit të autonomisë institucionale dhe lirisë akademike në mësimdhënie dhe kërkim shkencor brenda institucionit.

AAB është investimi më i madh në Kosovë në fushën e arsimit. Në Kampusin universitar në Prishtinë gjenden 6 objekte me dedikim të ushtrimit të veprimtarisë arsimore të pajisura me ambiente moderne për mësimnxënie kreative dhe me teknologji bashkëkohore. Në kuadër te këtij kampusi, krahas qendrës rekreative sportive që posedon pishinën, fushat e futbollit, volejbollit, tenisit etj., është edhe palestra sportive e cila mundëson zhvillimin e jetës sociale-sportive të studentëve të kolegjit.

Misioni

AAB organizon studime të diversifikuara e cilësore me studentin në qendër, angazhohet në hulumtime cilësore të aplikuara dhe teorike dhe ofron shërbime për komunitetin e për industrinë me qëllim të sigurimit të përvojave transformuese në funksion të zhvillimit të plotë të studentëve, stafit, partnerëve socialë e ekonomik dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Pos kësaj, për realizimin e studimeve relevante e cilësore dhe në kuadër të realizimit të misionit të vet të tretë, Kolegji AAB:

  • inkurajon kreativitetin, të menduarit kritik dhe vlerat universale tek studentët me qëllim të realizimit të ideve dhe projekteve inovative,
  • siguron një mjedis mësimor që rezulton me mobilitet social, akademik dhe profesional në zhvillimin e individit – qytetar i përgjegjshëm,
  • fokusohet në veprimtari botuese, kulturore dhe mediale,
  • zhvillon dialog dinamik me partnerët social e me komunitetin, dhe
  • bashkohet ne rrjetet më relevante të institucioneve të arsimit të lartë e të shkencës në Evropë dhe më gjerë.

Vizioni

AAB është institucion lider në aplikimin e qasjeve inovative në arsimin e lartë, në shkencë dhe në teknologji dhe që u ofron studentëve e personelit përvoja transformuese në shërbim të zhvillimit personal dhe shoqëror në shekullin e globalizimit.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Kolegji AAB

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Edukim & Trajnim
Telefoni
048 999 003 048 999**** Shfaq
Vendndodhja
Fushë Kosovë