Kompania e Sigurimeve Siguria

Prishtina

Rreth Kompania e Sigurimeve Siguria

Suksesi i kompanisë tonë matet me rritjen të numrit të klientëve tanë i cili sa vjen e shtohet, gjithashtu e pashmangshme është edhe rritja e besimit të klientëve tanë gjë që na mundëson edhe rritjen e kualitetit të ofertave tona dhe të detyrimeve që dalin nga sigurimet.

Besimi i klientit në aftësinë tonë për të përmbushur detyrimet tona në çdo kohë, përbën bazën e suksesit tonë. Dinamizmi është fenomeni kryesorë që përshkruan Siguria në aspektin e shërbimit të klientit. Kompania e jonë ka punuar vazhdimisht që proceset e klientëve të saj të jenë sa më efikas dhe më të shpejtë, duke përfshirë modernizimin dhe optimizimin e të gjitha proçeseve, si dhe duke ofruar shërbime shumë cilësore.

Kompania e Sigurimeve SIGURIA, gjatë rrugës drejt krijimit te identifikimit të saj, por edhe më vonë gjatë tërë kohës pati përkrahjen e pakufishme prej partnerëve të saj, të cilët e përkrahën shumë dhe pa të cilët vështirë se do të mund të arrihej ky stad i zhvillimit të kompanisë.

Kompania e Sigurimeve Siguria njihet me shërbimin më kualitativ në industrinë e sigurimeve. Këtë shërbim e ofrojmë përmes paketave të produkteve për klientët, të cilët mund të zgjedhin ofertën me nivelin optimal financiar dhe duke e bazuar atë në kërkesat e tyre specifike. Siguria synon të jetë partneri më i besueshëm për klientët dhe të sigurojë mbulimin maksimal të tregut të sigurimeve. Siguria synon të jete gjithmonë në një proçes drejt risive dhe inovacioneve të reja.

Kompania e Sigurimeve SIGURIA është krijuar me datën 05.06.2000 si organizatë me përgjegjësi të kufizuar, bazuar në ligjin mbi sigurimin e përkohshëm të shoqërive tregtare (UNMIK Reg.2000/8 dt. 29.02.2000).

Kompania në fillesat e saj startoj me sigurimet që njiheshin në tregun tone si sigurime të detyrueshme dhe gradualisht, solli risi në tregun tone duke e freskuar atë me sigurime të reja vullnetare krahas kompanive të tjera evropiane.

Kompania sot ofron një gamë të gjërë produktesh duke filluar nga sigurimet e detyrueshme ndaj palëve të treta auto përgjegjësia TPL, si dhe sigurime vullnetare si p.sh.:

–  Sigurimi kaska I automjeteve,

–  Sigurimi nga aksidentet personale,

–  Sigurimi i banesave dhe shtëpive,

–  Sigurimi i pronës,

–  Sigurimi i mallit në transport,

–  Sigurimi i bankave,

–  Sigurimi i parave në kasafortë dhe parave në transport,

–  Sigurimi i përgjegjësisë publike, etj.
Kurse ne si kompani e sigurimeve u munduam që të sjellim tek ju të gjitha produktet për të krijuar siguri më të madhe, për ju.

Si kompani e sigurimeve kemi përmbushur me shumë sukses të gjitha obligimet tona financiare si dhe kurrë nuk i jemi shmangur ligjit të aprovuar nga BPK për sigurime, që shërben si bazament i të gjitha veprimeve tona të mëtutjeshme.

Portofolin tonë e kemi ri siguruar nga ri siguruesit të lartë për të qenë edhe më të sigurte se do ti përmbushim obligimet tona ndaj jush.   (Rishikim per kete fjali)

Sot tregu ynë mbulon tërë Kosovën me të gjitha qendrat e saj me intencë të rritjes së veprimtarisë dhe jashtë kufijve të vet.

Kompania e Sigurimeve Siguria ofron shumë produkte sigurimi larmishme që e lejon atë të kujdeset për një numër të madh konsumatorësh. Produktet dhe shërbimet ofrohen përmes një rrjeti të gjerë të stafi të shitjesh, agjentësh dhe partnerëve ekskluzivë në të gjithë territorin e Kosovës.

Në këtë kompani janë të punësuar rreth 80 punojës në zyrë si dhe rreth 150 agjentë që veprojnë në kuadër të “Kompanisë së Sigurimit SIGURIA”

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Kompania e Sigurimeve Siguria

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Siguri
Themelimi
2000
Telefoni
038 600 848 038 600**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina