Kopshti AMA

Prishtina

Rreth Kopshti AMA

Mirë se vini në kopshtin tonë

Kopshti AMA është themeluar në Janar të vitit 2015 me qëllimin për të ofruar shërbime edukuese kualitative dhe të kujdesit ditor për fëmijët nga mosha 9 muaj deri në 6 vjeç të cilët kanë nevojë për një standard të lartë të edukimit.
Përmes lokacionit shumë të përshtatshëm, hapësirave të saj gjelbëruese dhe objektit të modeluar posaqërisht për botën e këndshme të fëmijëve, ne krijojmë avantazh në realizimin e planprogramit përmes aktiviteteve të cilat kërkojnë hapësirë adekuate.

Filozofia e punës në kopshtin AMA:

Besimi ynë ështe se çdo fëmijë është një dhuratë nga Zoti dhe është privilegji ynë dhe detyrë për të përmbushur të gjitha nevojat e veçanta të tyre.
Dëshira jonë është që të edukojmë fëmijët tuaj duke u dhënë shumë dashuri, përqafime dhe kujdes të shtuar.
Gjithashtu është kënaqësi e jona që të udhëheqim dhe të ndihmojmë fëmijët tuaj që të zhvillohen dhe të rriten në një ambient unik të veçantë që secili prind e ka ëndërr për fëmijët e vet.
Me ndihmën e edukatoreve të kualifikuara, me program të cilësisë së lartë dhe me një kurrikulë sfiduese, ne shpresojmë që tek fëmijët tuaj të mbjellim tek ata sa më shumë dëshirën e të mësuarit.

Infrastrukturë cilësore e kopshtit

Kopshti AMA ka një infrastrukturë shumë cilësore dhe të përshtatshme për punë të suksesshme dhe rritje e edukim cilësor të fëmijëve tuaj. Përbëhet nga: dhomat e fëmijëve për pushim (fjetje) ditor, dhoma për mësim dhe aktivitete, kuzhinë moderne, mjedise të posaçme të mbajtjes së ushqimit, tualete të veçanta për fëmijët dhe ato për personelin edukativ.
Dhomat janë të ndara sipas grupmoshës së fëmijëve. Ndarja e fëmijëve sipas grupmoshës është bërë me qëllim që të avancojmë zhvillimin e tyre sipas moshës që kanë dhe qëndrimin e edukatoreve më afër fëmijëve në bazë të nevojave specifike zhvillimore.
Jemi kujdesur edhe për qëndrim të fëmijëve në grupe mikse që mundëson modelimin e sjelljeve midis moshatarëve dhe nxënien e aftësive të reja, nëpërmjet imitimit të më të rriturve.
Ambientet në kopshtin AMA janë të pajisura edhe me sirtarë të veçantë për secilin fëmijë, lehtësisht të arritshme për gjatësinë e fëmijës, lodra të përshtatshme dhe kënde lodrash dhe sistem ngrohjeje qendrore në tërë ambientin e kopshtit.
Ambientet e kopshtit AMA janë të pajisura me elementët e nevojshëm për siguri maksimale të mirërritjes së fëmijëve dhe jemi kujdesur që pastërtia dhe higjiena e fëmijëve, ngrohja optimale, tavolinat, karriget dhe krevatet personal të jenë të përshtatshëm për grupmoshën e tyre.
Kopshti AMA është i pajisur me mjetet e nevojshme për organizimin e lojërave dhe aktiviteteve ditore, duke ua bërë fëmijëve tuaj qëndrimin në te shumë të ngrohtë dhe miqësor. Muret e ambientit të brendshëm dhe të jashtëm të kopshtit janë të dekoruara dhe ilustruara për një ndjenjë shumë të këndshme për fëmijët.
Jemi kujdesur posaçërisht që edhe siguria fizike të jetë një prej elementëve më të rëndësishëm. Prioritet i është dhënë disiplinës së personelit dhe vendosjes së rregullave përkatëse të mirë përcaktuara në raste emergjence.

Ju mirëpresim.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Kopshti AMA

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Edukim & Trajnim
Themelimi
2015
Telefoni
049 753 127 049 753**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina