Kosova Model

Ferizaj

Rreth Kosova Model

Kompania Kosova Model është themeluar si biznes nga Ajet Sopaj, në vitin 1968 në fshatin Mollopolc, komuna e Shtimës. Në atë kohë puna zhvillohej me makineri të kombinuar, me një staf prej katër punëtorëve, ku primare ishte prodhimi i dyerve dhe dritareve nga druri masiv. Në vitet e 80-ta, kompania ndryshon lokacion dhe vendoset në Koshare të Ferizajt. Tradita vazhdon me përkushtim dhe vendosmëri për të arritur sukseset e sotme. Fabrika e parë e ndërtuar, ishte me sipërfaqe rreth 500 m2, që më pas, në vitet vijuese, rritja kapacitetit të punës kërkonte edhe ndërtimin e fabrikave të tjera. Sot, kompania Kosova Model shtrihet në rreth 10.000 m2, ndërsa vetë fabrika ka pesë linja prodhuese: Repartin e prodhimit të dyerve, atë të dritareve, të mobilieve, të kuzhinave dhe repartin e xhamave. Gjithashtu hapësira prezantuese e produkteve përfshinë 6000 m2. Nga viti 2008, Kosova Model është eksportues edhe në tregun europian. Strategjia kryesore e kompanisë mbështetet në implementimin e trendëve të fundit të dizajnit përmes makinerisë së sofistikuar dhe stafit profesional.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Kosova Model

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Prodhim & Fabrikë
Themelimi
1968
Telefoni
049 777 388 049 777**** Shfaq
Vendndodhja
Ferizaj