Kreativ Qeramika

Prishtina

Rreth Kreativ Qeramika

RRËFIMI PËR PASIONIN, TË BUKURËN DHE TË PAZAKONTËN

Prekja e së veçantës brenda individit ka bërë që të rreshtohemi larg historive të shkrira në të zakonshmen plot përsëritje të asaj se çfarë konsiderohet e bukur. E kemi transformuar të bukurën, nga klishetë e zakonshme, duke e paketuar atë me të pazakonshmen e secilit që spikatet në oqeanin e jetës së përditshme. Pazakonshmëria është mjeti që na orienton drejt së veçantës së duhur, në mesin e trendeve të shumëllojshme botërore të zbukurimit të strofkës tuaj. Nuhatja e dëshirave është përparësia në duart tona që na bën të jemi mbi radarin e së zakonshmes dhe përditshmërisë. Ne jemi pika lidhëse mes së bukurës, idesë dhe kthimit në realitet të asaj që ju lëvizë në jetë brenda mjedisit tuaj.

HARMONIA DHE MIRËQENIA

Ne në Kreativ Qeramika nuk shesim thjesht pllaka të ftohta që do t’ju shërbejnë në jetën tuaj të përditshme. Kontributi jonë është i lidhur drejtpërdrejt me mirëqenien tuaj shpirtërore, me konceptin tuaj të jetës, stilin dhe zhvillimin njerëzor brenda strofullës suaj qoftë ajo zyrë, studio, banesë apo shtëpi e denjë për artistë me renome botërore. Ne nuk tentojmë ta menaxhojmë ambientin tuaj të punës dhe atë personal por ta formësojmë atë. Me Kreativ Qeramika do të keni mjedise të dizajnuara me plot rehati qoftë në shtëpinë apo në zyrën tuaj. Kreativ Qeramika është garancion i cilësisë, inovacionit dhe aftësisë për ta nxjerr më të mirën nga e pazakonta e secilit klient.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Kreativ Qeramika

Nuk ka punë të disponueshme.

Telefoni
045 602 600 045 602**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina