LISI-M është kompani e shitjes së auto-aksesorëve me shumicë dhe pakicë në territorin e Kosovës duke përfaqësuar brende të njohura ndërkombëtare të industrisë së automobilizmit.
Kompania u themelua në vitin 1976 nga z. Murteza Xërxa duke filluar me shitjen e pjesëve të këmbimit për automjete në një dyqan të vogël në qendër të Gjakovës. Në vitet e para të ekzistencës, gama e produkteve ishte e vogël, ndërsa tregu ishte i kufizuar.
Pas periudhës së pas-luftës, LISI-M rifillojë gjithëçka nga pika zero por me një çasje të re biznesi duke u zgjeruar edhe në shitjen e auto-aksesorëve. Me ngritjen e kapaciteteve organizative, konsolidimin e brendeve të ndryshme rajonale dhe botërore dhe me fokus në shërbim të plotë të klientit, kompania shtriu rrjetën e distribuimit në tërë territorin e Kosovës.
Në vitin 2017, LISI-M hapi pikën shitëse në Prishtinë me përmasa prej 2000m2 duke krijuar një ambient unik në rajon për entuziastët e veturave dhe motoçikletave. Me rreth 6500 artikuj të ndryshëm, LISI-M synon të ofrojë për klientët e tij shumë-llojshmëri të zgjedhjeve dhe shërbim të nivelit më të lartë.
Sot, LISI-M ka një staf prej 50 punëtorësh, dy depo distribuimi dhe tre pika shitëse.
Punë të postuara nga LISI-M
Nuk ka punë të disponueshme.