Matisse Patisserie

Prishtina

Rreth Matisse Patisserie

Njeriut gjithmonë i kanë pëlqyer gjërat e ëmbla.

Fillimisht ato i ka shijuar në formën e tyre vegjetative, të papërpunuara, në formën e frutave, të nektarit të luleve, e të mjaltit.

Më vonë, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, edhe prodhimi ëmbëlsirave hyri gradualisht në punët që kryente njeriu për përgatitjen e ushqimit të tij.

Pra këtë degë, ose siç e kanë quajtur që në kohët e lashta, “arti që krijon një mijë gjëra me mjaltë e sheqer” ka tërhequr shumë shkrimtarë, piktorë, poetë, historianë e dijetarë, të cilët krahas veprave të tjera, kanë lënë shënime të ndryshme edhe për ëmbëlsirat.

Në vitin 2014, duke u inspiruar nga historia dhe tradita e kuzhinës franceze, një kulturë dhe ekspertizë e re industriale sa i përket botës së ëmbëlsirave erdhi në Prishtinë, në të cilën nuk munguan receptat e delikatesave më magjike dhe të paharrueshme me origjinë të pastërt franceze.

Matisse është emër francez që rrjedh nga ‘Matthew’ ose “Matias”, që të dy do të thotë “Dhuratë e Zotit”. Emri gjithashtu do të thotë “shpirt i lirë ose i butë” dhe zakonisht frymëzon elegancën dhe rafinitetin e pastërt.

Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Matisse Patisserie

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Restorant & Kafiteri
Telefoni
049 848 682 049 848**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina