Historia e kompanisë sonë është një vazhdimësi e traditës mbi 250 vjetarë me mullinjtë e grurit.
Fillesat e Kompanisë: Zanafilla e biznesit të kompanisë fillimisht ishte si biznes familjar privat si shitës i frutave dhe perimeve, qe në muajin Gusht 1978. Deri në vitin 1981, biznesi privat familjar u zgjerua në produkte të ndryshme industriale për konsum të përditshëm.
Në vitin 1999, pas ndryshimeve në sistemin politik dhe ekonomik, kompania zgjeron biznesin e saj dhe statusin në një ndërmarrje private me parametra operacional më të gjerë, duke filluar bashkëpunimin me brendin e njohur “Saponia”, dhe duke vazhduar më pas bashkëpunimin ndër vite me 89 brende të njohura botërore, ushqimore dhe jo ushqimore.
Në vitin 2010, ish kompania “MIGROS COMMERCE” si biznes individual, shndërrohet ne subjekt ekonomik: Shoqëri “MIGROS GROUP” shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.), duke u
zgjeruar tutje, si dhe duke filluar me zhvillimin e zingjirit e kompanive simotra të njohura me
emrin: Shoqëria “AULONI” shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.), si dhe Shoqëria “SUPER VIVA” shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.)
Është më relevancë të thuhet se vetëm Shoqëria “SUPER VIVA” shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.), sot numërohen mbi 20 Pika Shitëse (Markete), të shtrira anekënd territorit të Republikës së Kosovës.
Në vitin 2015, Shoqëria “MIGROS GROUP” sh.p.k., sjellë në Kosovë brendin e njohur botëror për veshmbathje “US POLO ASSN”, me dyqanin e licencuar në qendrën më të madhe në Kosovë – “Albi Mall”.
Në vitin 2016, Shoqëria “MIGROS GROUP” sh.p.k., sjellë zingjirin e konceptit të pjekurinave me emrin: Shoqëria “PanPan” shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.), si dhe zingjirin e restoranteve “Pomo” të shtrira gjithandej qyteteve me të mëdha në territorin e Republikës së Kosovës.
Punë të postuara nga Migros Group
Nuk ka punë të disponueshme.