MINIMAX

Prishtina

Rreth MINIMAX

MINIMAX është një ndër qendrat më të mëdha dhe më të njohura tregtare në Kosovë. Në MINIMAX do të gjeni veshmbathje të brendeve me renome botërore si Nike, Adidas, Reebok, Puma, Converse, Timberland, Brugi dhe brende të tjera. Gama e gjerë e veshmbathjeve përbëhet edhe nga brendet e njohura italiane si Tata Italia, Iwie, Nice & Chic, Man Code, J.Hart & Bros, Piazza Italia. Përveq zgjedhjes së madhe në kozmetikë, pajisje elektronike, në MINIMAX do të gjeni dekore dhe orendi shtëpiake nga brendi i njohur italian Croff. Në MINIMAX gjendet edhe restoranti Gold Room me ushqime të llojllojshme internacionale dhe tradicionale, ushqim natyral me shumë shije dhe cilësi. Në katin e katërt gjendet këndi për argëtim Game Over, ky kënd përbëhet nga një gamë e gjerë e lojërave virtuale dhe digjitale, shumë nga to për herë të parë në kryeqytet. Pastaj këndi për fëmijë Çufo Playland ku fëmijët tuaj do të përjetojnë një argëtim të mrekullueshëm dhe do të kënaqen me ushqime të shijshme. Në katin e fundit gjendet Priview Bar & Lounge me një pamje të mrekullueshme, ku çdo javë organizohet muzikë e gjallë që ofron një adrenalinë të paparë. Ne kemi menduar dhe për adhuruesit e orëve, syzeve dhe aksesorëve të tjerë duke involvuar në qendrën tonë biznese private si Ora, Max Optika, Optika & More. Për të gjitha këto kujdeset stafi ynë gjithmonë i buzëqeshur duke i kushtuar rëndësi të veçantë respektit për klientët.

MINIMAX është themeluar në vitin 2003, ndërsa hapi dyert për klientë në vitin 2005 me një hapësirë rreth 500m2 , sot gëzon një hapësirë rreth 12.000m2. Çdo vit që kalonte shtohej numri i klientëve dhe besimi për qendrën tonë, të cilat ndikuan që MINIMAX ndër vite ti bënte ballë konkurrencës dhe të mbetej një ndër qendrat më të frekuentuara në Kosovë.

Koncepti mbi të cilin operon MINIMAX është gërshetimi mes cilësisë së produkteve, me një dizajn origjinal dhe brende koherente. MINIMAX ndahet në sektore, në secilin sektor ju do të gjeni atë që ju duhet! Sektori i veshmbathjes për femra ofron gamë të gjerë të veshmbathjes italiane, për një veshje të menduar deri në detaje. Pak hapa më tutje ne kemi vendosur dhe sektorin e veshmbathjes për fëmijë nga 0 muaj deri në 14 vite. Për të gjithë adhuruesit e brendeve ndërkombëtare sportive ne kemi dedikuar një hapësirë të madhe veshmbathjes sportive. Nike, Adidas, Reebok, Puma, Timberland, Icepeak janë disa nga brendet, koleksionet e fundit të të cilave gjithmonë do t’i gjeni tek ne.

Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga MINIMAX

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shitje
Themelimi
2003
Telefoni
045 266 007 045 266**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina