Historia e suksesit të mobilerisë Palma filloi në vitin 2000 në qytetin e Vitisë, ku nga një magazinë e thjeshtë në hapsirë prej 700 metra katrorë, me sukses bëhej shitja me shumicë dhe pakicë e mobiljeve të importuara nga Italia. Kërkesa e madhe për furnizim me shumicë shtyu që Palma në vitin 2004 të zgjerohet edhe më shumë në një hapsirë prej 2500 metra katrorë. Pas 6 viteve pune të suksesshme Palma tashmë kishte fituar besimin e konsumatorëve duke ofruar gjithmonë produkte cilësore dhe dizajne unike të mobiljeve. Me qëllim që të jetë sa më afër klientëve zgjeroi aktivitetin e saj dhe në vitin 2006 hapi showroomi-n e pare në qytetin e Vitisë në një hapsirë prej 1300 metra katrorë. Gjatë kësaj periudhe shtrirja e kompanisë kaloi edhe kufinjtë e Kosovës dhe në vitin 2013, u hap pika e parë në shtetin e Zvicrës, në Spreitenbach, në një hapsirë prej 3200 metra katrorë. Hapja e kësaj pike bëri Palman të jetë kompania e vetme Kosovare që operonte në shtetin Zvicran në industrinë e mobiljeve.
Mobileria Palma zgjeroi edhe më tej aktivitetin e saj në vitin 2015 duke investuar në fabrikën prej 40.000 metra katrorë në qytetin e Gjilanit ku filloi me prodhimin e kuzhinave. Zgjerimi i kapacitetit të prodhimit bëhet çdo vit paralelisht me zhvillimin e teknologjisë duke arritur kështu një kapacitet prodhimi prej 10.000 kuzhinave në vit gjë që mundëson të jetë lider në shtetet e Ballkanit. Palma sot është e shtrirë në 60,000 metra katrorë dhe ka mbi 200 punëtorë.
Për një kohë shumë të shkurtë mobileria Palma arriti që të bëhet prodhuesi më i madh i kuzhinave në Ballkan. Për të ndjekur trendet e fundit, ne morrëm pjesë në shumë panaire në shtete të ndryshme të Europës. Pjesëmarrja e parë në panaire ishte në vitin 2016 në “Imm Colgone” në Koln të Gjermanisë në një hapsirë prej 150 metra katorë. Kjo ishte edhe pikënisja e eksporteve tona për shumë vende të Europës. Palma eksportohen në 17 vende të botës përfshirë Zvicrën, Gjermaninë, Austrinë, Dubain, Francën, Belgjikën, Greqinë e Izraelin. Krahas eksporteve ne kemi arritur të bashkpunojmë në projekte të ndryshme me rrjete të hoteleve me renome botërore siç janë: Marriot Hotel, Bowfield, Cruachan, Hotel Stirling, Hotel Crown Plaza.
Projekti ynë i rradhës do të vendos një standard të ri të showrooms në kreqytetin e Kosovës në Prishtinë. Me mbi 30,000 metra katrorë, ne do të ofrojmë dizajnet më unike të përcjelluara me kualtitetin më të lartë të mundshëm. Në këtë mënyrë Palma do të vazhdojë të mbetet lider në industrinë e mobiljeve në Kosovë, duke qëndruar afër klientëve dhe gjithmonë në hap me kohën sa i përket cilësisë dhe llojllojshmërisë së produkteve.
Punë të postuara nga Mobileria Palma
Nuk ka punë të disponueshme.