Pallati i Rinisë

Prishtina

Rreth Pallati i Rinisë

NPL Pallati i Rinisë SHA i ndërtuar më 19.11.1977 me sipërfaqe shfrytëzuese prej 8136 m², paraqet pjesën më atraktive të përmbajtjes së Qendrës i cili çdo ditë dhe në mënyrë kontinuale shfrytëzohet nga qytetarë te Prishtinës. “Pallati i Rinisë” me lokacion në Prishtinë si kompleks përfshinë manifestimet e karakterit të ndryshëm si shoqëror, publik, kulturor, zbavitës, sportiv-rekreativ, dhe ekonomik.

Salla e Kuqe

Me sipërfaqe prej 762 m² dhe 550 ulëse, ku zhvillohen aktivitete të ndryshme promovuese, kulturore dhe artistike me karakter vendor dhe ndërkombëtar si:

  • Festivale të muzikes klasike dhe të tjera.
  • Koncerte.
  • Debate publike.
  • Seminare te ndryshme.
  • Ngjarje të ndryshme, edukative, kultorore dhe promovuese.

Salla e Ateliesë

Me sipërfaqe prej 762m², e cila është e dedikuar për organizimin e ekspozitave arstisike dhe projekteve të ndryshme me karakter promovues dhe kulturor si për:

  • Projekte të ndryshme të ekspozitave me iniciativë vetanake dhe kolektive.
  • Panaire me karakter ekonomik dhe kulturor.
  • Ekspozita të artizanatëve.
  • Performanca artistike.
  • Sfilata mode.

Sallat e Sporteve

NPL Pallati i Rinisë SHA përmban Sallën e vogël dhe gjashtë salla(ushtrimore) të destinuara për aktivitetet sportive me të gjitha pjesët përcjellëse.
Salla e vogël e Sportit e përbërë me një sipërfaqe prej 1450m², arenë dhe tribina për 1800 shikues.
Kjo sallë shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme sportive si: basketboll, hendboll, volejboll, boks, kik boks, mundje, xhudo, karate, tekwando, ping pong.

Salla për treningje

  • Salla nr.123, me sipërfaqe prej 200m² e dedikuar për mundje dhe xhudo, karate, tekvando, aikido;
  • Salla nr.124, me sipërfaqe prej 180m² e dedikuar për boks, kikboks;
  • Salla nr.125, me sipërfaqe prej 222m² e dedikuar për PingPong;
  • Salla nr.126 me sipërqafe prej 285m², e dedikuar për gjimnastikë sportive si dhe për garuesgjimnastike akrobatike, gjimnastikë ritmike, gjimnastikë korrektuese aerobikë, vallëzim modern(grauese).
  • Salla e qitjes me pushkë ajrore me sipërfaqe prej 250m² si dhe Trim kabineti me sipërfaqe 104m² dhe klubi i bodybillding.

Hapësirat e mjekësisë sportive: kanë një sipërfaqe prej 480m² , dhe janë të pajisura me ambulancë dhe mjete adekuate bashkëkohore për kujdesin shëndëtsor të të gjithë sportistëve.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Pallati i Rinisë

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Energji & Shërbimet Komunale
Themelimi
1977
Vendndodhja
Prishtina