Proed Academy

Prishtina

Rreth Proed Academy

Shkolla e Lartë Profesionale për Programim PROED është institucion privat i arsimit të lartë i angazhuar për edukim në fushën e Teknologjisë së Informacionit (TI-së), me lokacion në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Programi Zhvillues i Softuerit që ofrohet nga PROED është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve të Kosovës.

Në përfundim të programit profesional të studimit lëshohet “Diplomë profesionale – Zhvillues i Softuerit” në përputhje me rregulloret përkatëse të shkollës së lartë PROED.

PROED ofron program profesional të studimeve për studentët që duan qasje të shpejtë në tregun e punës, gjë që mund të arrihet përmes qasjes moderne të mësimdhënies, infrastrukturës lehtë të qasshme dhe stafit kompetent.

Programi Zhvillues i Softuerit korrespondon me nivelin e 5-të të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve që konsiston me 4 semestra. Më konkretisht, tre semestrat e parë do të fokusohen në aspektin teorik dhe praktik, ndërsa semestri i katërt do të jetë një internship në ndonjërën nga kompanitë e industrisë së TI-së me të cilat PROED ka marrëveshje bashkëpunimi.

Misioni

Kemi filluar PROED Akademinë me një qëllim të vetëm: të i lejojmë njerëzit të ndryshojnë karrierën në çdo moment të jetës së tyre.

Misioni i Akademisë PROED është të transferojë aftësitë teknike te njerëzit kreativë. Shkollimi gjate 4 semestrave në Prishtinë ofron një qasje moderne për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe ju ofron mundësinë për të zhvilluar një prototip të çfarëdo ideje që mund të keni. Asnjë aftësi teknike nuk është e nevojshme, vetëm motivimi juaj për të përparuar  në çfarëdo që ju zgjidhni  të bëni.

Objektivat

  • Ofron kurset e nevojshme për përgatitje të lartë profesionale
  • Ofron metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies
  • Ofron kompetencë në profesionin më të kërkuar dhe paguar në treg
  • Përcjell trendet e fundit të zhvillimit në industrinë e TI-së

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Proed Academy

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Edukim & Trajnim
Telefoni
049 127 200 049 127**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina