Royal Beverage

Gjilan

Rreth Royal Beverage

Mbi dy dekada përvojë! 2004 ishin hapat e parë të themelimit të kompanisë, që qëllimin kryesor kishte ofrimin e pijeve freskuese të gazuara dhe energjike me licencë ndërkombëtare.

Me një teknologji të fundit dhe të pranuar ndërkombëtarësh “Royal Croën Cola International”, mundësoi jo vetëm kosovarëve por edhe rajonit të Evropës Juglindore, shijet e brendit RC përmes kompanisë kosovare Royal Beverage.

Rc Brand, një kola origjinale amerikane me llojllojshmëri shijesh dhe me shijen e energjisë Red Rain, ishtin zgjedhja e miliona njerëzve në mbarë botën, e cila shumë shpejt u bë zgjedhja e shumë konsumatorëve edhe në vendin tonë.

Që në fillim, hapja e këtij gjiganti të prodhimtarisë, mori vëmendje të madhe.

Royal Beverage, kishte fituar të drejtën edhe për distribuimin në tri shtete të rajonit: Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi. Kjo mundësoi që brendi RC të ketë një shtrirje shumë më të lehtë në këto tregje por edhe më gjerë. Por zgjerimi nuk u ndal me kaq.

Investimi serioz prej themelimit në linjat e prodhimit, laboratorët, burimet njerëzore dhe kompaninë në përgjithësi është shpërblyer me shumë licenca dhe vlerësimi vendore. Prioriteti i kompanisë Royal Beverage, që po mbush dekadë në treg me brendet freskusese dhe të energjisë ,mbetet kujdesi i lartë ndaj konsumatorit.

Që nga themelimi, mision i kompanisë Royal Beverage ishte ofrimi i cilësisë së lartë duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe njëkohësisht në prurjen e shijeve të reja, duke mbajtur konsumatorin tonë besnik të kënaqur. Pa anashkaluar këtu edhe ekipin tonë që të mbesin të motivuar drejt sukseseve të përbashkëta. Ne vendosim kujdes dhe dashuri në të gjithë procesin dhe besojmë në bashkëpunim të thellë me klientët tanë, të cilët na frymëzojnë dhe motivojnë për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.

Vizioni ynë është që produktet tona të jenë pjesë e çdo maketi modern dhe tradicional, mbi gjitha të jenë lider në treg. Po ashtu përmes punë dhe angazhimi profesional synojmë gjithmonë të sjellim ndryshime ekonomike në vend duke besuar që po japim më të mirën për të forcuar frymën biznesore edhe në favor të komunitetit ku veprojmë.

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga Royal Beverage

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Prodhim & Fabrikë
Themelimi
2004
Telefoni
044 552 112 044 552**** Shfaq
Vendndodhja
Gjilan