SIGKOS – Kompania e Sigurimeve

Prishtina

Rreth SIGKOS – Kompania e Sigurimeve

Aktiviteti afarist i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS do te mbeshtetet ne sherbime kompetente dhe profesionale te sigurimeve, në azhuritetin dhe diciplinen në punë, në rrespektin dhe përkrahjen për nevojat e klientit dhe në përmbushjen strikte të obligimeve tona në relacion (raport) me klientin pa e dalluar atë ne bazë të vëllimit të kërkesave dhe potencialit te tij.
Për të arritur që ta permbushim nivelin e shërbimeve tona ndaj klientit, menaxhmenti i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS ka paraparë:

  • Organizimin e aktivitetit të Kompanisë në 7 qendrat kryersore në Kosovë
  • Programe të trajnimit të personelit që do të jetë bartës i shërbimeve për klientët
  • Mrojtje profesionale për klientet

PROGRAMI I TRAJNIMIT TË PËRSONELIT
Menaxhmenti i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS ka paraparë një program vuliminoz për tërë vitin afarist per trajnimin e personelit, i cili do të bartë, rrespektivisht oforojë shërbime për klientët e SIGKOS-it.
Programi i trajnimit perfshin module të ndryshme duke filluar nga trajnimi i personelit se si duhet të sillet me klientin, si duhet të jetë efikas dhe deri te moduli i trajnimi për këshilla profesionale për mënyrën e prezentimit dhe shitjes së produktit të sigurimit. Personeli i KS SIGKOS do të jetë permanent i gatshëm për çfarëdo këshille lidhur me produktet e sigurimeve për klientët e interesuar.

STAFI – MENAXHMENTI I KS SIGKOS
KS SIGKOS ka komponuar një staf mirë të shkolluar në aspektin profesional dhe përvoja e tyre e punës vjen në rend të parë nga puna profesionale që kanë berë në vendet e zhvilluar të perëndimit.

MBROJTJA PROFESIONALE PËR KLIENTIN
Menaxhmenti i KS SIGKOS ka paraparë edhe organizimin e ofrimit të shërbimeve për klientet e vetë, duke i mbrojtur ata pa shenzime shtesë dhe në menyrën më të mirë profesionale për kontestet që dalin nga efekte që ka kontrata- polica e sigurimit.
Mbrojtja juridike për klientët do të organizohet duke ju ofruar policen e sigurimit për marrjen e shpenzimeve ligjore për kontestet që dalin nga efektet e policës së sigurimit.

Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga SIGKOS – Kompania e Sigurimeve

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Siguri
Telefoni
038 614 614 038 614**** Shfaq
Vendndodhja
Prishtina