SPAR Kosova

Çagllavicë

Rreth SPAR Kosova

Në Korrik të vitit 2018 SPAR ndërkombëtar ka dhënë license ekskluzive konsorciumit te përfaqësuar nga biznese udhëheqëse Kosovare me përvojë ndërkombëtare me operim në fushën e distribuimit, shitjes me pakicë dhe investimeve, për të sjellur brendin e SPAR në Republikën e Kosovës. SPAR KOSOVA synon udhëheqjen në rrjetin e shitjes me pakicë në treg, duke ofruar përvojën më të mirë të blerjes përmes përkushtimit në freski, përzgjedhje, cilësi dhe nivel të lartë të shërbimit të konsumatorëve. Duke u bërë ofertë e re në tregun Kosovar do të rrisë konkurrencën, produktivitetin përmes partnerëve, si dhe do të gjeneroj vende të reja të punës.

KUSH JEMI NE?
SPAR KOSOVA është e përkushtuar që me ndershmëri, transparencë, standard të lartë profesional, përgjegjësi shoqërore dhe punë ekipore të garantoj përvojën e re në blerje për konsumatorët e vet.

NË ÇKA BESOJMË NE?
Duke qenë të njohur ndërkombëtarisht dhe me standarde të para-caktuara nga niveli qëndror me bazë në Holandë, punonjësit e kompanisë janë konsiderata e parë në të bërit biznes, andaj trajtimi dhe zhvillimi i tyre luan rol kyq në të arriturat e rezultateve të mira në vazhdimësi. Ne besojmë në raporte të hapura dhe transparente ndërmjet punonjësve dhe me partnerë e konsumatorë.

IMAZHI YNË
Pikat shitëse tona duken sipas standardeve mbi pastërtinë dhe rregullin si jashtë ashtu edhe brenda tyre me moton “pastro menjëherë nëse gjen parregullësi”. Të gjithë punonjësit, pa dallim, do të duhet të jenë ambasadorë të misionit, vizionit dhe vlerave tona duke transmetuar në praktikë çasjen serioze dhe transparente për freskinë e produkteve, cilësinë e lartë që brendi ynë ka, llojllojshmërinë dhe shërbimin e kujdesin e përsosur ndaj konsumatorëve. Kjo duket si në paraqitje ashtu edhe në qëndrimin e punonjësve tanë në raport me të tjerët.

Galeria e fotove

Punë në dispozicion

Punë të postuara nga SPAR Kosova

Nuk ka punë të disponueshme.

Industria
Shitje
Telefoni
038 40 20 40 038 40 2**** Shfaq
Vendndodhja
Çagllavicë